Financë

Sa para dërgojnë shqiptarët jashtë? Mbi $50 milionë në vit. Italia dhe Greqia `presin` 87% të totalit, SHBA e 3-ta

0

Remitancat janë padiskutim një prej burimeve më të rëndësishme të të ardhurave për familjet shqiptare, dhe gjatë vitit të kaluar kanë prekur një rekord të ri historik, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Por, ka edhe një anë tjetër të medaljes; që janë remitancat në dalje, pra paratë që shqiptarët dërgojnë te të afërmit apo të njohurit e tyre jashtë vendit. “Scan Intel” ka bërë një analizë të këtyre shifrave, për të kuptuar se për sa para bëhet fjalë, dhe se ku shkojnë këto para.

Të dhënat e `KNOMAD` dhe “Bankës Botërore” tregojnë se shqiptarët dërgojnë jashtë vendit rreth 52 milionë dollarë remitanca. Të dhënat më të fundit i referohen vitit 2021. Janë vetëm 6 shtete të cilat përfshihen në listën e destinacioneve të këtyre parave që dërgohen nga Shqipëria dhe dy prej tyre zënë pjesën e “luanit”.

Kështu, në vend të parë renditet Italia, që zë gjysmën e totalit, ose 26 milionë dollarë dërgesa nga Shqipëria në vit. Ndiqet nga Greqia, me 37% të totalit, ose rreth 19 milionë dollarë në vit. Këto dy vende përbëjnë kështu plot 87% të totalit dhe jo rastësisht bëhet fjalë për dy vendet me prezencën më të lartë të emigrantëve shqiptarë, si dhe për dy vendet me emigracionin më të hershëm masiv nga Shqipëria. Pas këtyre dy shteteve ndjekin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 9.9% të totalit, ose 5.1 milionë dollarë për vitin 2021, si dhe Kanadaja me 1% të totalit, ose rreth 500 mijë dollarë. Maqedonia e Veriut me 0.8% të totalit, ose rreth 410 mijë dollarë, dhe Turqia me 0.7% të totalit, ose rreth 350 mijë dollarë. Shtete të tjera pritëse në listën e dërgesave që shqiptarët bëjnë jashtë nuk ka.

Këto shifra të `KNOMAD` bien disi ndesh me ato të Bankës së Shqipërisë, por edhe me shifra si ato të Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi secili institucion përdor metodologji të ndryshme, çka reflektohet edhe te numrat. Mdaje edhe remitancat në hyrje për Shqipërinë rezultojnë ndjeshëm më të larta se ato të Bankës së Shqipërisë si pasojë e këtij ndryshimi metodologjik. Pavarësishst kësaj, asnjë prej metodologjive nuk përfshin kanalet informale të dërgesës së parave, por vetëm ato zyrtare.

Paratë e dërguara nga familjet shqipytare jashtë vendit për të afërmit e tyre me shumë gjasë kanë si destinacion emigrantët e rinj dhe studentët shqiptarë jashtë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

BSH bleu 283 kg ar në mars/ Ari monetar arrin në 3.1 ton, ose 208 milionë dollarë. Rezerva valutore, në $5.46 mld

Postimi mëparshëm

Kërkimi shkencor, Shqipëria në fund të Europës/ Jemi ndër vendet me më pak punime. Ekonomia na rendit më mirë se shkencat e tjera

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.