Teknologji

Rrjeti fiks i telefonisë, më pak përdorues e të ardhura/ Në vitin 2023, rreth 2.6 miliardë lekë investime shkuan “dëm”

0

Sipas të dhënave të raportuara nga AKEP, rezulton se në fund të vitit 2023, numri i përdoruesve të shërbimeve të integruara dyfishe ose trefishe (Telefon/Internet/TV) përmes rrjeteve fikse në Shqipëri ka arritur në rreth 300 mijë, duke shënuar një rënie me 6% krahasuar me vitin 2022.

Konkretisht, nëse i trajtojmë paketat sipas tipologjisë, vëmë re se  për paketat që ofrojnë shërbimin telefon fiks dhe internet kanë shfaqur interes 813 përdorues më pak se një vit më parë, ndërkohë për paketat  trefishe që përfshijnë telefon fiks, internet dhe tv, numri  i përdoruesve ra me 3.8% dhe për paketat internet dhe tv u regjistruan 13,844 përdorues më pak. E shprehur në vlerë nominale konstatohet një rënie me 9.2%.

Aktualisht, tregu shqiptar i shërbimeve broadband nga rrjetet fikse karakterizohet nga një numër i madh ofruesish që prezantojnë një gamë të gjerë paketash dhe ofertash për konsumatorët. Por, pavarësisht konkurrencës së madhe, disa operatorë kanë arritur të kapin pjesë të konsiderueshme të tregut. Konkretisht, One Albania mban kryesimin me rreth 22% të tregut, ndjekur nga Vodafone Albania me 20%, A.S.C me 10%, Abissnet me 7%, Digicom me 5% dhe Nisatel me 4%. Operatorët e tjerë së bashku zënë 32% të tregut.

Sipas raportimeve të sipërmarrësve të komunikimeve elektronike për vitin 2023, të ardhurat e gjeneruara nga këto shërbime kanë arritur në rreth 37 miliardë lekë. Kjo përfaqëson një ulje prej rreth tre pikë përqindje në krahasim me vitin e kaluar. Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga ulja e të ardhurave të operatorëve që ofrojnë shërbime të komunikimeve elektronike përmes rrjeteve fikse, e cila mund të jetë pasojë e faktorëve të ndryshëm, përfshirë konkurrencën e shtuar dhe ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve.

‘‘Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi ka ndryshuar totali i të ardhurave të operatorëve në 5 vitet e fundit. Shifrat tregojnë se rrjeti i shërmit fiks ka rritur të ardhurat krahasimisht me vitin 2019-të, por i ka ulur ato krahasuar me një vit më parë. Operatorët e këtij rrjeti gjatë vitit 2023 gjeneruan gjithsej 11.1 milionë lekë nga 12.7 milionë lekë që siguruan vitin e kaluar. Kjo vlerë tregon edhe kulmin e të ardhurave të realizuara në 5 vitet e fundit. Nga ana tjetër, po të analizojmë historikun e të dhënave që nga viti 2019-të, kuptojmë se të ardhurat e operatorëve të shërbimit fiks kanë qenë në rritje vit pas viti ndërsa viti 2023 ishte viti i parë që të ardhurat shënuan rënie.

Gjithashtu, përgjatë vitit 2023, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.6 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre ose 3% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Këto investime janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL drejt teknologjisë me fibër.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çfarë mallrash bleu Kina nga Shqipëria? Në prill dërguam koncentrate të kromit dhe bakrit me vlerë 1.5 miliardë lekë

Postimi mëparshëm

Universiteti, sa studentë diplomohen në vit? Sipas Instat, më pak se gjysma e atyre që regjistrohen marrin diplomë në fund të ciklit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.