ArsimSociale

Rreth 80% e shqiptarëve, pa arsim të lartë/ Eurostat: Renditemi në fund të Europës me normën më të lartë për vitin 2022

0

Referuar të dhënave të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë sa i përket normës së personave me arsim të lartë. ‘Scan Intel’ ka analizuar shifrat e Eurostat të kryqëzuara me shifrat e ‘Institutit të Statistikave’ sa i përket normës së popullsisë mbi 25 vjeç me arsim të lartë, sipas gjinisë dhe vendeve të Bashkimit Europian. Nga një panoramë e përgjithshme e të dhënave vihet re se pothuaj në të gjitha vendet e Europës norma e femrave me arsim të lartë është më e madhe se norma e meshkujve të cilët zotërojnë një diplomë të arsimit të lartë.

Nëse i referohemi shifrave për vendin tonë shohim se 21% e femrave mbi 25 vjeç janë me arsim të lartë përkundrejt meshkujve me një normë prej 18.3%. Pra, sipas INSTAT, përqindja e femrave me arsim të lartë në vitin 2022 ka qenë më e madhe se ajo e meshkujve. Por si paraqitet ky tregues për Shqipërinë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian? Shqipëria renditet në vend të fundit më normën  më të ulë të të femrave të cilat kanë një diplomë të arsimit të lartë. Janë 37.1% të femrave në BE të cilat kanë arsim të lartë sipas shifrave për vitin e kaluar, pra rreth 15.7 pikë përqindje më shumë se në Shqipëri. Irlanda, Suedia dhe Lituania janë tre vendet me normën më të lartë të femrave me diplomë në Europë. Përkatësisht normat për këto tre vende janë 57.2%. 56.3% dhe 54.1%.

Por si paraqitet kjo normë për meshkujt? Të dhënat tregojnë se Shqipëria renditet e treta nga fundi sa i përket meshkujve të cilët zotërojnë një diplomë të arsimit të lartë. Me një normë në 18.3% Shqipëria ka lënë pas Rumaninë dhe Italinë me 17.8% dhe 17.1% të meshkujve mbi 25 vjeç me arsim të lartë. Udhëheqin renditjen me përqindjen më të madhe Luksemburgu dhe Irlanda me 51% dhe 49.6%.

‘Scan Intel’ ndër të tjera ka analizuar edhe nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë në vendin tonë për vitin 2022. Sipas shifrave të ‘Institutit të Statistikave’ 41.9% e meshkujve në vendin tonë kanë arsim fillor, ndërsa 39.9% kanë arsim të mesëm. Sa i përket femrave, janë 51.4% me arsim fillor dhe 27.3% me arsim të mesëm. Pra, mesatarisht në Shqipëri rreth 20% e popullsisë mbi 25 vjeç kanë arsim të lartë, ndërkohë që 80% janë më arsim fillor ose të mesëm.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më pak pronare femra në Fier/ Elbasani dhe Dibra shënuan rritjen më të lartë të bizneseve që drejtohen nga gratë në vitin 2022

Postimi mëparshëm

Shpenzimet e familjeve u rritën me 4.5%/ Ndikimin më të lartë për vitin 2022 e patën shpenzimet për restorante dhe hotele

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.