Sociale

Pushimet, shqiptarët të parët në Europë për pamundësi/ 67% e të rinjve deklarojnë se nuk kanë bërë dot as një javë pushime

0

Disa ditë pushime mund të sjellin efekte psikologjike e fizike mjaft pozitive duke u përkthyer më vonë në energji për të realizuar synimet tona, por jo të gjithë kanë mundësi për të përballuar koston që kanë, qoftë edhe për një periudhë shumë të shkurtër. “Scan Intel” ka analizuar të dhëna shumë interesante nga “Agjencia Europiane e Statistikave” sa i përket kushteve sociale dhe më konkretisht të dhëna mbi pushimet. Sipas shifrave vlerësohet se Shqipëria është vendi me normën më të lartë të personave të cilët nuk kanë përballuar dot një javë pushime larg shtëpisë kur ishin 14 vjeç. Të dhënat janë siguruar përmes sondazheve të zhvilluara gjatë vitit 2019-me persona të moshave të ndyshme.

Nga shifrat e marra ne analizë rezulton se në Shqipëri rreth 67% e popullsisë së anketuar të moshës 25 deri në 34 vjeç nuk kanë mundur dot të realizojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë kur ishin në moshën 14 vjeç. Më këtë normë Shqipëria renditet në vend të parë, duke kryesuar Europën. Shqipëria pasohet nga vendet e rajonit, si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, me 49.8% dhe 44.8%. Sipas të dhënave të “Eurostat” vlerësohet se mesatarisht në Bashkimin Europian janë 21.7% e moshës 25 deri në 34 vjeç, të cilët kanë qenë të pamundur për të realizuar një javë pushime larg shtëpisë. Ndërkohë, sa i përket vendeve të Europës të cilat regjistrojnë normën më të ulët janë Finlanda me 8.3%, Danimarka me 8.8% dhe Norvegjia me 11.1%.

“Scan Intel” ndër të tjera e ka analizuar këtë tregues edhe për grupmosha më të rritura. Përsëri Shqipëria renditet në vend të parë me normën më të lartë. Në Shqipëri janë 81.3% e grupmoshës nga 35 deri në 44 vjeç të cilët janë shprehur se nuk kanë realizuar pushime kur kanë qenë në moshën 14 vjeç. Nga një përllogaritje e thjeshtë dalim në përfundimin se një person i moshës 35 vjeç në vitin 2019-të, kur është realizuar anketa, ka mbushur 14 vjeç në vitin 1998, vite në të cilat ekonomia e familjeve shqiptare nuk kishte stabilitet. Shqipëria kryeson listën edhe për personat e grupmoshës 45 deri në 59 vjeç të cilat nuk kanë kryer pushime të paktën një javë larg shtëpisë kur ishin 14 vjeç. Ndër shtetet të BE-së, vendet me përqindjet më të ulta të individëve të kësaj moshe në këtë situatë ishin Norvegjia me 11.7%, Estonia dhe Finlanda me 12% secili.

Megjithatë, edhe në ditët e sotme, shumë pak nga familjet shqiptare planifikojnë pushime. Le të rikujtojmë të dhënat e Barometrit Ekonomik Scan. Ajo që bie në sy nga rezultati i anketës në lidhje me këtë çështje është fakti se gjysma e shqiptarëve, më saktësisht 49% e tyre, nuk planifikonin të bënin pushime verore, (me të paktën një natë fjetje), referuar të dhënave të vitit 2021.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Trendi demografik, jugu drejt “shuarjes”/ Korça dhe Gjirokastra, 50% më pak lindje në 10 vjet. Në qendër dhe veri, situatë më pak “dramatike”

Postimi mëparshëm

Edhe BERZH ul projeksionet për Shqipërinë/ Ekonomia do të rritet me 2.5% këtë vit, 0.5 pikë përqindje më pak nga parashikimi i kaluar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.