Tregu i Punës

Pas rënies së pagave, rritet edhe papunësia/ Në tremujorion e parë ngjitet në 10.9%, për të rinjtë kulmon në 22.5%

0

Treguesit e anketës se forcave të punës të publikuara nga “Instituti i Statistikve” paraqesin rritje të normës së papunësisë në vend përgjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e katërt të vitit të kaluar me 0.1 pikë përqindje. Në tremujorin e parë 2023, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10.9%. Në terma vjetorë ky tregues u ul me 0.4 pikë përqindje. Ajo që vihet re nga grafiku me të dhënat historike është fakti se shkalla zyrtare e papunësisë është rritur për të dytin tremujor radhazi. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10.6% dhe për gratë 11.1%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e papunësisë është ulur me 0.4 pikë përqindje për burrat dhe është ulur me 0.6 pikë përqindje për gratë.

Negativ është fakti se shkalla e papunësisë për të rinjtë vijon të thellohet akoma edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti si në tërma vjetore, ashtu edhe në tërma tremujorë. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22.5%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 1.8 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e katër 2022, ky tregues është rritur me 1.0 pikë përqindje. Sa i përket grupmoshës 30-64 vjeç shkalla e papunësisë është 7.8%. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 1.0 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0.2 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për shifrat e punësimit, “Instituti i Statistikave” sinjalizon se përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 67.1%. Ritmi vjetor i ndryshimit të shkallës së punësimit gjatë kësaj periudhe për popullsinë 15 vjeç e lart është pozitiv duke u rriur kështu me 2.8 pikë përqindje.

Ky tregues ka pësuar rritje edhe nëse do ta krahasonim me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e katërt të vitit 2022. Po ta analizojmë sipas grupmoshave vihet re se rritjen më të ulet e ka pësuar niveli i punësimit te moshat e reja si në terma vjetore ashtu edhe në terma tremujorësh. Nëse i referohemi të dhënave siaps gjinisë shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 73.0%, ndërsa për gratë është 61.4%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 2.2 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 4.8 pikë përqindje.

Sa i përket pjesëmarjes në forcat e punës në tremujorin e parë 2023, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 75.7%. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3.7 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0.9 pikë përqindje.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Tregtia me pakicë e nisi vitin pozitivisht/ Karburantet dhanë kontributin më të madh në rritjen e shitjeve prej 4.7%

Postimi mëparshëm

Eurostat rrit ndjeshëm inflacionin/ Në Shqipëri panë 5.6% në Maj, nga 4.7% që thotë Instat

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.