Emigracioni

Numri i aplikimeve për azil afrohet pranë 10,000/ Gjatë nëntë muajve rreth 27% më shumë se vitin e kaluar, Shqipëria kryeson rajonin

0

Numri i aplikimeve për azil gjatë muajit shtator ka arritur në 1,415 sipas të dhënave më të fundit të bëra publike nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA). Ky numër ndahet në 1,160 kërkesa për herë të parë dhe në 255 kërkesa përsëritëse. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët ka regjistruar rënie, por të dhënat tregojnë se përgjatë nëntë muajve të këtij viti tendenca e kërkesave për azil është në rritje nga muaji në muaj. Gjatë shtatorit të vitit 2021 regjistroheshin gjithsej 2,149 kërkesa për azil nga shqiptarët, ndërkohë që gjatë vitit 2019-të regjistroheshin 1,968. Nëse do ta krahasonim muajin shtator me muajin gusht të dhënat tregojnë se numri i aplikimeve për azil është rritur me 26.6%, çka flet qartë për një ritëm të shpejtë rritjeje.

Por si paraqitet numri i kërkesave për azil gjatë nëntë muajve të vitit në total? Shifrat flasim për 9,611 kërkesa përgjatë kësaj periudhe. Krahasuar më të njetjën periudhë të vitit të kaluar, pra nëntë mujorin e vitit 2021, aplikimet janë rritur me 27.1%. Gjatë vitit 2021 llogariteshin rreth rreth 7,500.

Nëse Shqipërinë do ta krahasonim me vendet e rajonit shohim se edhe për muajin shtator vendi ynë vijon të kryesojë listën me shifrën më të lartë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 939 aplikime dhe Serbia me 454 aplikime. Kosova për shtatorin ka regjistruar 378 kërkesa duke pësuar rritje krahasuar me muajin gusht, ndërkohë që vendet me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 212 dhe 51 kërkesa. Të dhënat për vendet e rajonit tregojnë se numri i aplikimeve për të gjitha vendet ka ardhur në rritje nëse do ta karahasonim me muajin gusht të po ëktij viti.

Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) bëjne më dije se kërkesat për azil gjithsej në vendet e Bashkimit Europian përgjatë shtatorit arritën në 98,000 aplikime, një rekord i ri që nga kriza e viteve 2015-të dhe 2016-të.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Cilat biznese marrin më shumë kredi? Tregtia, ndërtimi dhe industria përpunuese, por në 5 vitet e fundit kanë ulur “dominimin”

Postimi mëparshëm

Kostot e ndërtimit, 7.2% më të larta/ Ndikimi kryesor, rritja e çmimit të energjisë dhe shpenzimet për materiale

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.