Çmimet

Kostot e ndërtimit, 7.2% më të larta/ Ndikimi kryesor, rritja e çmimit të energjisë dhe shpenzimet për materiale

0

Të dhënat e Institutit të Statistikave sinjalizojnë rritje të kostove të ndërtimit edhe për tremujorin e tretë të këtij viti. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e tretë 2022 arriti 109,4 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Kështu, ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e tretë 2022 është 7,2%. Ndërkohë, një vit më parë ky ndryshim regjistrohej në 2,2%. Shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” flasin për një rritje të vazhdueshme të këtij treguesi. Për tremujorin e tretë të këtij viti, kostot e ndërtimit kanë prekur nivelin më të lartë që nga tremujori i parë i vitit 2018-të, periudhë për të cilën INSTAT disponon të dhëna. Nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar rritje me 1.5%, krahasuar me tremujorin e dytë të po këtij viti.

Sa i përket ndryshimeve vjetore për grupet kryesore të dhënat tregojnë se, krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 15,5%, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” me 8,0%, “Kosto të tjera” me 7,9%, “Shpenzime për paga” me 4,6%, “Shpenzime makinerie” me 4,4% dhe “Shpenzime transporti” me 2,3%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 8,8 %, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 8,2% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 6,2%.

Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për ndryshimet tremujore të grupeve kryesore, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale” me 2,1%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga”, “Shpenzime makinerie”, “Shpenzime energjie” me 1,4% secila, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 0,7% secila.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Numri i aplikimeve për azil afrohet pranë 10,000/ Gjatë nëntë muajve rreth 27% më shumë se vitin e kaluar, Shqipëria kryeson rajonin

Postimi mëparshëm

Energjia shtrenjton prodhimin me 21%/ Edhe çmimet e importit në rritje, por me vetëm 8.1%, krahasuar me vjet

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.