ArsimSociale

Në Shqipëri, 17 nxënës për çdo një mësues/ Eurostat: Renditemi ndër vendet e para në Europë me raportin më të lartë

0

Referuar të dhënave të “Institutit të Statistkave” raporti i nxënësve për mësues ka ardhur në rënie nga viti në vit, kjo edhe si pasojë e numrit më të ulët të nxënësve të regjistruar.  Raporti i nxënësve për mësues shihet si tregues cilësie në procesin e mësimdhënies. Sa më i lartë raporti, aq më pak efektiv është procesi i mësimdhënies. Në arsimin fillor publik raporti i nxënësve për mësues, për vitin akademik 2021-22, është 16.1 nxënës për një mësues, ndërkohë që një vit më parë ky raport ishte 16.6. Nga ana tjetër, përgjatë vitit akademik 2017-18 raporti i numrit të nxënësve për mësues ishte 17.8. Në ciklin 9 vjeçar raporti për vitin akademik 2021-22 është 8.5 nxënës për mësues, ndërkohë në arsimin e mesëm publik raporti është 12.8.  Krahasuar me vitin 2020-21 ky raport është ulur me 0.6 nxënës.

“Scan Intel” ka kryqëzuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” me ato të “Agjencisë Europiane të Statistikave” për të parë sa është raporti nxënës për mësues në Shqipëri dhe në vendet e Europës. Referuar shifrave për këtë tregues rezulton se Shqipëria është mes vendeve të para me raportin më të lartë për vitin 2020, viti i fundit për të cilin EUROSTAT disponon të dhëna. Në arsimin fillor raporti është 17.1 nxënës për çdo një mësues. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian është 13.6 nxënës për mësues, ndërkohë vendi me raportin më të lartë është Rumania me 19.2, pasuar nga Franca dhe Çekia me 18.4 dhe 18 nxënës. Vendet e rajonit qëndrojnë më poshtë Shqipërisë në këtë renditje me 14.9 nxënës për mësues në arsimin fillor në Serbi dhe me 14.8 në Maqedoninë e Veriut.

Nëse do të flisnim për raportin nxënës për mësues sa i përket arsimit të mesëm në Shqipëri dhe në vendet e Europës të dhënat tregojnë se vendi ynë përsëri qëndron mes vendeve të para me raportin më të lartë. Në Shqipëri janë 13.3 nxënës për mësues në arsimin e mesëm, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian është 11.2 nxënës. Hollanda dhe Finlanda mbajnë rekord me raportin më të lartë, ndërsa vendet me raportin më të ulët janë Luksemburgu dhe Malta me 4.7 nxënës për mësues dhe 7 nxënës për mësues.

Ndërkohë, Eurostat thekson se raporti nxënës për mësues përllogaritet duke pjesëtuar numrin e nxënësve me kohë të plotë me numrin e mësuesve që japin mësim në shkolla me kohë të plotë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Energjia rrit çmimet e prodhimit dhe importit/ 21.4% dhe 6.7% më të shtrenjta në T4 2022, krahasuar me një vit më parë

Postimi mëparshëm

Inflacioni nuk po “sprapset”, 7.1% në Shkurt/ Çmime rekord të larta për bulmetin, veshjet, moblimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.