Tregu i Punës

Minorenët e punësuar, 84% në bujqësi/ 15-17 vjeçarët, 1 në 10 është në tregun e punës

0

Integrimi i të rinjve në tregun e punës, orientimi i tyre dhe informimi është një detyrë e rëndësishme si e aktorëve publikë po ashtu edhe e atyre privatë. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga “Instituti i Statitikave” mbi “Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri”, politikat për të rinjtë në ditët e sotme, synojnë gjithnjë e më shumë rritjen e mundësive dhe fuqizimin e brezave të rinj që shprehen nëpërmjet aftësimit dhe përfshirjes në tregun e punës. Referuar shifrave, përqindja e fëmijëve të moshës 15 deri në 17 vjeç që angazhohen në tregun e punës në përputhje me legjistlacionin në fuqi, pra që punojnë ose janë të gatshëm të punojnë dhe kanë kërkuar punë por nuk e kanë gjetur atë, ndaj numrit të fëmijëve të kësaj grupmoshe, është 9.6% për vitin 2021.

Edhe pse kjo përqindje është më e ulët se 10%, të dhënat tregojnë se shkalla e pjesëmarrjes në tregun e punës për grupmoshën 15-17 vjeç ka ardhur në rritje gjatë pesë viteve të fundit, nga 4.8% në vitin 2017-të, në 9.6% përgjatë vitit 2021. Krahasuar me vitin 2020, i cili është edhe viti i pandemisë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për fëmijët 15 deri në 17 vjeç është rritur me 5.5 pikë përqindje.

Sipas të dhënave, pjesëmarrja në tregun e punës është me ulët për femrat se për meshkujt. Gjatë vitit 2021 shkalla e pjesëmarrjes për femrat e grupmoshës 15-17 vjeç është 10.1%, ndërsa për meshkujt është 10.5%. Trendi rritës i viteve 2017-2019, pësoi një rënie të fortë prej 3% në vitin 2020 për të dy gjinitë, si pasojë i kufizimeve pandemike.

Por në cilin sektor janë të anagazhuar të rinjtë e grupmoshës 15-17 vjeç? Referuar shifrave të “Institutit të Statistikave” për vitit 2021 për fëmijët e punësuar të moshës 15-17 vjeç, duket se angazhimi më i madh është në bujqësi. Nga të dhënat, rreth 84% e tyre janë të përqëndruar në këtë sektor, ndërkohë vendin e dytë e zë sektori i shërbimeve me 12%, pasuar nga sektori i industrisë me 4%. Krahasuar me vitin 2020 ka rënë ndjeshëm përqindja e të rinjve të cilët janë të punësuar në sektorin e shërbimeve me 13 pikë përqindje, ndërkohë që viti 2020 shënoi një kthesë të punësimit të të rinjve në këtë sektor.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Industria e “Call Center” në Shqipëri/ Gati 200 milionë euro xhiro në vit. Zbuloni kompanitë që dominojnë tregun

Postimi mëparshëm

Biznesi i “sallamerisë”, 120 mln euro xhiro në vit/ Dy kompani kontrollojnë mbi 70% të tregut. Zbuloni “Top 10”

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.