Tregti

Ku shkuan produktet ‘made in albania’ në gusht? Italia dhe Kosova, destinacionet kryesore. Mbretëria e Bashkuar me rritjen më të lartë

0

Sipas INSTAT vlera e eksporteve në muajin Gusht të viti 2023 arriti në 27 miliardë lekë duke shënuar një rënie prej 22% për shkak të nënçmimit të euros, por edhe nga ndikimi i ritmeve më të ngadalta të inflacionit. ‘Scan Intel’ ka analizuar edhe njëherë të dhënat e tregtisë së jashme për muajin Gusht të këtij viti për të parë se cilat kanë qenë destinacionet kryesore të produkteve ‘made in Albania’. Nga analiza e shifrave rezulton se destinacionet kryesore janë Italia dhe Kosova. Me Italinë vlera e eksporteve për Gushtin arriti në 8.7 miliardë lekë, ndërkohë me Kosovën është 3.7 miliardë lekë, sinjalizojnë shifrat nga ‘Instituti i Statistikave’. Mbretëria e Bashkuar është e treta në radhë me vlerë të ekporteve në 2.4 miliardë lekë dhe pasohet nga Greqia, Spanja, Gjermania, Maqedonia e Veriut, Kina, Sllovakia dhe Mali i Zi, i cili mbyll “Top 10” vendet me vlerën më të lartë të eksporteve.

Nga të dhënat mbi ndryshimin vjetor të eksporteve me 10 vendet që kanë peshën më të madhe, shohim se Mbretëria e Bashkuar ka rritjen më të madhe më 1,671%, pasuar nga Kina me 432%, krahasuar me muajin Gusht të vitit të kaluar. Greqia, Kosova, Sllovakia dhe Mali i Zi po ashtu kanë shënuar rritje, ndërkohë Spanja ka rënien më të lartë ne 64.4%, Gjermania me 42%, Italia me 15.5% dhe Maqedonia e Veriut me 4.6%.

Por çfarë ka eksportuar Shqipëria në Gusht? Nga analiza sipas kapitujve, “Lëndët djegëse minerale” kanë vlerën më të lartë të eksporteve me 6.8 miliardë lekë, pasuar nga “Giza dhe Çeliku” me 2.8 miliardë lekë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më pak mbetje të menaxhuara në vitin 2022/ Vetëm 11.6% e totalit është eleminuar nga 13.8% gjatë vitit 2021

Postimi mëparshëm

Gushti “vulos” rekord të ri në turizëm/ Shqipërinë e vizituan 2 milion të huaj në një muaj dhe rreth 7 milion në tetë muaj

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.