Çmimet

Energjia shtrenjton prodhimin me 21%/ Edhe çmimet e importit në rritje, por me vetëm 8.1%, krahasuar me vjet

0

Çmimet e prodhimit dhe të importit vijojnë në një tendencë në rritje edhe përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti sipas shifrave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Të dhënat tregojnë për një rritje të indeksit të çmimeve të prodhimit me 20.9% dhe të çmimeve të importit me 8.1%.

Kështu, përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 124,7 pikë (me vitin 2020 si periudha bazë). Krahasuar me tremujorin e tretë 2021, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një rritje prej 20,9%, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8%. Shifrat tregojnë se grupi i cili ka ndikuar më shumë në rritje e çmimeve të prodhimit është “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”. Krahasuar me tremujorin e tretë 2021 ky seksion është rritur me 39.4%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 17,0%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 31,4%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 28,5%. Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me 3,8 %, pasuar nga aktiviteti “Prodhimi i paisjeve elektrike” me 2,5 %. Nëse do të flisnim për “Industrinë Nxjerrëse” të dhënat tregojnë se krahasuar më një vit më parë indeksi i çmimeve në këtë seksion është rritur me 29.4%.

Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e tretë të vitit 2022, arriti 111,5 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e tretë 2021, indeksi i çmimeve të importit shënoi një rritje me 8,1%, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 3,3%. Nëse do ta krahasonim me tremujorin e dytë 2022 indeksi regjistron një rënie me 0,6%. Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritjen më të lartë me 39,9%. Indeksi në seksionin “Industri nxjerrëse” shënoi një rritje me 11,8%, krahasuar me një vit më pare, ndërsa indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 91,4% shënoi një rritje me 6,5%. Brenda seksionit të industisë përpunuese rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 14,2%, pasuar nga “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 12,1%, “Metalurgjia” me 11,6%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Kostot e ndërtimit, 7.2% më të larta/ Ndikimi kryesor, rritja e çmimit të energjisë dhe shpenzimet për materiale

Postimi mëparshëm

Në Shqipëri çdo ditë “ndërtohen” 6300 metra katrorë/ Analiza e lejeve të ndërtimit prej 1995-ës dhe vitet e “boom”-it

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.