Sociale

Kërkesat për azil me rënie edhe në nëntor/ Pavarësisht tendencës, vijojmë të kryesojmë rajonin me numrin më të lartë

0

Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA), tregojnë se edhe muaji nëntor, ashtu si tetori, vijon me rënie të numrit të aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në BE. Gjatë nëntorit regjistrohen gjithsej 1,121 aplikime gjithsej, nga ku 894 janë aplikime për herë të parë, ndërsa 227 janë aplikime përsëritëse. Pas një rritje të lartë në muajin shtator të vitit 2021, ku numri i aplikimeve gjithsej arriti në 2,130, duket se tendenca e dy muajve pasardhës është në rënie. Krahasuar me shtatorin, numri i aplikimeve në tetor ka rënë me 47%. Nga ana tjetër, nëse do ta krahasonim me muajin tetor të vitit 2021, numri i aplikimeve gjatë muajit nëntor është ulur me 27%. Pavarësisht tendencës në rënie të aplikimeve për muajin nëntor, përsëri të dhënat tregojnë se kjo shifër është e lartë po ta krahasojmë me mesataren e periudhës Janar-Qershor. Sipas “Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian”, kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian po i afrohen nivelit më të lartë që nga viti 2016. Shifrat flasin për rreth 71,400 aplikime gjatë nëntorit të vitit 2022.


Le të shohim se si paraqiten këto të dhëna nëse do të bënim një krahasim me vendet e rajonit. Sipas shifrave të analizuara nga “Scan Intelligence Unit”, vendi ynë vazhdon të mbajë rekord në rajon për numrin më të lartë të aplikimeve për azil. Shqipërinë e ndjek në renditje Maqedonia e Veriut me 1,001 aplikime për nëntorin. Serbia ndjek në renditje, me 405 kërkesa, pasuar nga Bosnje Hercegovina, me 349 të tilla. Vendi më numrin më të ulët të kërkesave në rajon është Mali i Zi me 77 aplikime gjithsej. Kosova po ashtu regjistron një numër të ulët aplikimesh karahasuar me rajonin, me 227 kërkesa. Nga një panoramë e përgjithshme vihet re se të gjitha vendet e rajonit kanë pësuar ulje të aplikimeve, krahasuar me muajin tetor, përveç Serbisë, e cila regjistron rritje.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Buka, nga është e varur Shqipëria? Importi i drithërave zë 35% të kërkesës, çmimet u rritën me 21% vjet, Rusi-Ukrainë zënë gjysmën

Postimi mëparshëm

Cilat qarqe kanë më shumë biznesmenë? Fieri, Berati dhe Gjirokastra! Lezha, Kukësi dhe Dibra, në fund të tabelës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.