Çmimet

Inflacioni, pranë 4.5% në qershor/ I rikthehet trajektores rënëse pas rritjes në Maj, por ushqimet vijojnë me rritje dyshifrore

0

Inflacioni gjatë Qershorit i është rikthyer trendit rënës , duke u fiksuar pranë 4.5%, sinjalizojnë shifrat më të fundit të Instat mbi Indeksin e Çmimeve të Konsumit. Rikujtojmë se gjatë muajit Maj ky tregues shënoi një rritje në mënyrë të papritur duke ndryshuar trajektoren rënëse, duke arritur në 4.7%. Një vit më parë ndërkohë, cmimet në vendin tonë rriteshin me 7.4%, ndërsa në terma mujorë, shifrat tregojnë se gjatë qershorit, çmimet kanë qenë mesatarisht 0.3% më të ulta se në muajin Maj.

Sa i përket kontribuesve kryesorë në rritjen e çmimeve me 4.5% gjatë muajit Qershor, peshën kryesore e mbajnë “Ushqimet dhe pijet jo-alkoolike” me 3.63 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.45 pikë përqindje. Grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka kontribuar me 0.40 pikë përqindje, ndërsa “Argëtim dhe kulturë” me 0.24 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.22 pikë përqindje secili. Sipas të dhënave negativisht ka kontribuar vetëm grupi “Transporti” me 1.13 pikë.

Sa i përket ndryshimit të çmimeve të grupeve kryesore, krahasuar me një vit më parë, analiza e shifrave tregon se, rritjen më të madhe e regjistron grupi “Ushqime dhe pije jo-alkoolike” dhe “Argëtim dhe Kulturë” me 10.3% secili. Ndjek “Mobilim dhe pajisje shtëpie”, me 6.2%, si dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.8%, “Veshje dhe këpucë” me 4.4% dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.0%. “Transporti”, ashtu si përgjatë muajit maj, është i vetmi grup me rënie të çmimeve krahasuar me një vit më parë, me plot -16.2%.

Nëse i referohemi vetëm grupit të ushqimeve, i cili ka shënuar rritje dyshifrore edhe për këtë muaj, shohim se rritjen më të madhe të çmimeve mes tyre e regjistrojnë “Zarzavatet”, me 26.1%. Nëngrupi “qumësht, djathë dhe vezë” është rritur me 1.4 %, “mish” me 10.9%, “fruta” me 9.6%, “peshk” me 9.0%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 4.3% dhe “bukë e drithra” me 4.0%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

1 në 3 persona nuk përballon një vakt me mish/ Eurostat: Renditemi në vend të tretë në Europë me normën më të lartë

Postimi mëparshëm

Riciklimi, Shqipëria ndër të fundit në Europë/ Vetëm 18.7% e mbetjeve janë ricikluar, mesatarja e BE-së për vitin 2021 në 50%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.