Emigracioni

Gushti, “piku” i aplikimeve për azil/ Regjistrohen 1.117 kërkesa, vijojmë të kryesojmë rajonin

0

Shifrat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se muaji gusht ka regjistruar numrin më të lartë të kërkesave për azil gjatë vitit 2022. Numri i shqiptarëve azilantë që trokasin nëpër dyert e Europës rezulton në 1,117 të cilat ndahen në 957 kërkesa për herë të parë dhe në 160 kërkesa përsëritëse. Krahasuar me muajin paraardhës pra muajin korrik, të dhënat tregojnë se numri i aplikimeve për azil përgjatë gushtit është rritur me 1.6%. Pavarësisht kësaj rritje të dhënat paraqiten pozitive nëse do t’i karahasonim me gushtin e vitit 2021. Ky tregues krahasuar me një vit parë regjistrohet me rënie deri në 22%. Gushti i vitit të kaluar reflektonte për herë të parë tendencat rritëse të numrit të aplikmeve për azil pas pandemisë duke regjistruar gjithsej 1,441 aplikime.

“Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues edhe përgjatë tetë muajve, pra për periudhën Janar-Gusht, ku gjithsej regjitrohen 8,196 aplikime nga 5,411 aplikime që ishin gjatë tetë muajve të vitit 2021. Ky tregues rezulton të jetë rritur me 51.4%.

Nëse Shqipërinë do ta krahasonim me vendet e rajonit shohim se edhe për muajin gusht vendi ynë vijon të kryesojë listën me shifrën më të lartë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 712 aplikime dhe Serbia me 298 aplikime. Kosova për korrikun ka regjistruar 285 kërkesa duke pësuar rritje krahasuar me muajin korrik, ndërkohë që vendet me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 120 dhe 20 kërkesa.

Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) bëjne më dije se kërkesat për azil gjithsej në vendet e Bashkimit Europian përgjatë gushtit arritën në 84,500 aplikime, një rekord i ri që nga kriza e viteve 2015-të dhe 2016-të.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Në Shqipëri puna kushton 9 herë më pak se në Europë/ Kosto e punës, 3.1 euro ora, ndërsa në BE, 28.6 euro, jemi të fundit në kontinent

Postimi mëparshëm

Plakja e popullsisë përshpejton hapin/ Bie numri i lindjeve me 19.6%, gjysma e qarqeve regjistron shtesë natyrore negative

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.