Sociale

Gratë shqiptare te shtëpitë e burrave, – Vijon tradita, e konfirmojnë shifrat. Femrat nga 20-34 vjeç, ndërrojnë vendbanim 2 herë më shumë se meshkujt

0

“Scan Intelligence Unit’ ka analizuar të dhënat e Institutit të Statistikave mbi burrat dhe gratë në Shqipëri, duke u ndalur te lëvizjet e brendshme të tyre sipas moshës dhe gjinisë. Nga këto të dhëna shihet se gjatë vitit 2020 gratë kanë lëvizur më shumë se burrat duke ndryshuar vendbanimin e tyre. Në vitin 2020, personat që kanë ndryshuar vendbanimin e tyre brenda vendit në total janë 34.009 ku sipas gjinisë 13.353 janë burra dhe 20.656 gra. Po të shohim se cila nga gjinitë ka pësuar ndryshim krahasuar me vitn 2019, të dhënat tregojnë se numri i migrantëve të brendshëm burra ka pësuar një rënie me 5.02% krahasuar me vitin 2019, ndërsa gratë kanë pësuar rritje me 4.74%.

Nga ana tjetër, e parë sipas grupmoshave shohim se për te dyja gjinitë grupmoshat e reja janë ato që regjistrojnë më shumë lëvizje të brendshme. Të moshuarit duken se janë më besnikë ndaj vendbanimit të tyre të vjetër, kjo edhe për shkak të pamundësisë së tyre për të lëvizur, por gjithashtu edhe për shkak të mentalitetit të tyre të lidhur me shtëpinë dhe pronën. Gjatë vitit 2020 burrat e grupmoshës nga 20 vjeç deri në 39 vjeç janë ato që kanë lëvizur më shumë. Konkretisht personat e grupmoshës 30-34 vjeç kanë regjistruar numër më të lartë të lëvizjeve me 1 745 lëvizje. Po ta kalojmë fokusin te lëvizjet e grave sipas grumoshës, përsëri shohim të dominojë grupmosha e re. Grupmosha 20-24 është dhe grupmosha që regjistron më shumë lëvizje se të tjerat me gati 4 500 lëvizje.

Për grupmoshë nga 20-34 vjeç, gjatë 2020-ës, fmrat që migruan brenda vendit ishin rreth 11.205, ndërsa meshkujt e së njëjtës grupmoshë, vetëm 4.541. Një shifër e tillë, për një grupmoshë ku celebrimet janë të larta, tregon jo vetëm tendencën e grave shqiptare për të shkuar te shtëpia e burrit, por edhe atë të burrave shqiptarë, për të qëndruar me prindërit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Fitorja e Kampionatit Europian – Fitimet për Italinë llogariten në 12 mld euro, sa 93% e PBB-së së Shqipërisë

Postimi mëparshëm

Shëndetësia, në 2020 ranë shpenzimet dhe punonjësit, u rritën për argëtimin dhe mjedisin, – Vetëm 98% e planit, poshtë planit edhe numri i punonjësve të ISHP dhe Urgjencës

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.