Ekonomi

Greqia dhe Izraeli “braktisin” ortakërinë me shqiptarët/ Në vitin 2023, bie numri i ndërmarrjeve të përbashkëta me këto dy shtete

0

Nga numri total i ndërmarrjeve aktive në vend për vitin 2023, rreth 5.3% e tyre janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, ku nga këto Italia zë rreth 43.6%, Kosova zë 7.5% dhe Turqia zë 5.8%. Në fund të vitit 2023 numërohen 6,938 ndërmarrje aktive të huaja të përbashkëta, nga 6,589 që ishin në vitin 2022, duke regjistruar një rritje prej rreth 5%.

“Scan Intel” ka kryer disa llogaritje për të parë se me cilin shtet është rritur bashkëpimi dhe me cilin ka rënë numri i ndërmarrjeve të huaja të përbashkëta. Referuar shifrave, shohim se është rritur numri i ndërmarrjeve me pronësi amerikane me rreth 28%, pasuar nga nga ato turke me 18.2%. Po ashtu është rritur numri i ndërmarrjeve aktive të huaja të përbashkëta me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën, Gjermaninë, Italinë.

Por me cilat shtete ra numri i ndërmarrjeve të huaja të përbashkëta? Sipas të dhënave duket se na ka braktisuar Greqia dhe Izraeli. Me këto dy vende numri i ndërmarrjeve ka shënuar rënie, në vitin 2023, me 3.5% dhe 21.2% respektivisht.

Nëse të dhënat i analizojmë sipas llojit dhe aktivitetit ekonomik të bizneseve, shohim se rënia është ndikuar më së shumti nga numri më i ulët i ndërmarrjeve prodhuese të shërbimeve, krahasuar me vitin 2022. Kjo vlen për të dy shtetet, pra edhe në rastin e Greqisë, por edhe në rastin e Izraelit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bien çmimet e importit, por rriten kostot e prodhimit/ Shtrenjtimi erdhi nga sektorët e energjisë dhe industria nxjerrëse

Postimi mëparshëm

Gratë në biznes, dominojnë në tregti dhe shërbime/ Analiza e hendekut gjinor në sektorët kryesorë të punësimit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.