Çmimet

Eurostat “zbut” inflacionin/ Çmimet u rritën më pak se në Europë, por ushqimet ngjiten me 11.8% përgjatë muajit shkurt

0

Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së Eurostat. Ky tregues fiksohet në 6.8% më i lartë se e njejta periudhë e një viti më parë, ndërkohë që sipas metodës së Instat, për muajin shkurt fiksohej në 7.1%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 11.8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 7.3%, “Veshje dhe këpucë” me 5.5%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5.1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.5%, “Transporti” me 4.3% dhe“Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.7%. Me rritje po ashtu paraqiten “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.5%, “Argëtim dhe kulturë” me 3.4%, “Shërbimi arsimor” me 2.9%, “Shëndeti” me 2.3% dhe “Komunikimi” me 1.1%.

Në muajin shkurt të vitit 2023, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1.3%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3.9%, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0.9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.3%, “Argëtim dhe kulturë” me 0.2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shëndeti” me 0.1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1.6%, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0.3%.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 6.8% në shkurt rezulton të jetë e 7-ta më e ulët mes vendeve të BE-së, dhe nën mesataren e unionit, e cila fiksohet pranë 9.9%. Hungaria raportohet si vendi me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 25.8% në shkurt, pasuar nga Letonia dhe Çekia me 20.1% dhe 18.4%. Nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Zvicra, për të disatën herë, me një normë të inflacioni të harmonziar pranë rreth 3.2%, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Luksemburgu, Belgjika, Spanja, Greqia dhe Qipro, po ashtu janë mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve.

Theksojmë se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit i referohet metodologjisë europiane, por të dhënat janë ato të Institutit të Statistikave, por të vetmet ndyshime mes dy metodologjive janë sa i përket peshës që zë secili grup në normën e rritjes së çmimeve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Privati, “dorëlëshuar” me rritjen e pagave? Instat: Në TIV 2022 rritje e ndjeshme e fondit të pagave nga biznesi

Postimi mëparshëm

Tregtia e jashtme zbret me “këmbë në tokë”/ Shifrat “zhvishen” nga inflacioni, eksportet dhe importet në shkurt u rritën me vetëm 2.8% dhe 1.1%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.