Emigracioni

Dyfishohen azilkërkuesit në qershor/ Rreth 6 mijë persona aplikuan për azil në 6 muaj, por mbeten më pak se në 2019-ën

0

Numri i shqiptarëve azilkërkues vijon me rritje edhe përgjatë muajit qershor të këtij vitit. Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se qershori regjistron shifrën më të lartë që nga fillimi i vitit 2022. Janë regjistruar 1,164 aplikime për azil të cilat ndahen në 958 kërkesa për herë të parë dhe 206 kërkesa përsëritëse. Krahasuar me qershorin e vitit 2021, numri i kërkesave për azil është rritur me 83.3%, por pavarësisht kësaj rritje shifrat bëjnë me dije se krahasuar me periudhën para pandemisë ky tregues ka rënë me 34.8%. Qershori i vitit 2021 regjistronte gjithsej 635 kërkesa, ndërsa qërshori i vitit 2019-të regjistronte 1,787 kërkesa për azil. Nëse do të flisnim për ndryshimin mujor të numrit të azilkërkuesve shohim se rritja karahasuar me muajin maj regjistrohet në 3.6%.

“Scan Intel” e ka analizuar këtë tregues edhe në terma gjashtëmujorësh, ku të dhënat tregojnë se përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022 kanë aplikuar për azil 6,072 shqipatarë, ndërkohë shifrat sinjalizojnë se përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar ishin 2,979 aplikime duke u rritur me 103%.

Krahasuar me rajonin, të dhënat e muajit qershor sa i përket aplikimeve për azil, flasin për diferenca të mëdha. Shifrat krijonë kontraste mes numrit të lartë të kërkesave në vendin tonë, të cilat kalojnë mbi 1,000, dhe vendeve të rajonit të cilat janë dukshëm më të ulta. Bosnje Hercegovina renditet e dyta mes vendeve të rajonit pas Shqipërisë me një numër aplikimesh prej 462. Edhe pse është e dyta vihet re një diferencë me Shqipërinë prej 702 aplikime më pak. Në renditje ndjek Maqedonia e Veriut me 319 kërkesa për azil përgjatë muajit qershor dhe Serbia me 206 të tilla. Kosova dhe Mali i Zi renditen vendet me numrin më të ulët të azilkërkuesve përkatësisht me 175 dhe 27 kërkesa.

Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” bëjnë me dije se përgjatë muajit qershor të vitit 2022 janë depozituar rreth 73 100 kërkesa për azil në vendet e Bashkimit Europian. Ky ishte niveli i dytë më i lartë që nga viti 2016, i tejkaluar vetëm nga rritja e jashtëzakonshme në fillim të këtij viti menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Eurostat: Inflacioni arrin 7.7% në gusht/ Nën mesataren e BE-së, por më lart se Zvicra. Transporti dhe ushqimet kryesojnë rritjen

Postimi mëparshëm

Shqipëria, rekord për eksportin e naftës/ Gushti, 8.1 mld lekë në një muaj, vlera e dytë më e lartë që nga viti 2005

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.