Tregti

Shqipëria, rekord për eksportin e naftës/ Gushti, 8.1 mld lekë në një muaj, vlera e dytë më e lartë që nga viti 2005

0

Kriza e çmimeve si dhe ngjarjet e fundit në arenën politike ndërkombëtare që lidhen me pushtimin e Ukrainës nga Rusia nuk kanë ndryshuar vetëm gjeografinë e tregtisë së jashtme të Shqipërisë, por gjithashtu ndryshime interesante vërejmë mes kapitujve të ndryshëm. “Scan Intel” ka bërë një analizë të të dhënave të tregtisë së jashtme sipas muajve dhe kapitujve nga ku rezulton se “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” e pozicionojnë muajin gusht të këtij viti si të dytin që nga viti 2005 me vlerën më të lartë të eksporteve. Shifrat tregojnë se vlera e eksporteve për muajin gusht të këtij viti arrin në 8,1 mld lekë. Muaji i parë i cili kryeson me vlerën me të lartë është maji i vitit 2013-të me vlerë eksportesh të lëndëve djegëse deri në 8.7 mld lekë. Gjatë gushtit, lëndët djegëse minerale janë në krye të eksporteve shqiptare, si në vlerë, ashtu edhe në peshë.

Nëse eksportet i analizojmë në peshë, të dhënat tregojnë së muaji gusht i këtij viti nuk përbën rekord historik, megjithatë të dhënat e analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre, për muajin gusht, kryesojnë eksportet shqiptare me vlerën dhe peshën më të lartë, krahasuar me artikujt e tjerë. Në peshë eksportet e lëndëve djegëse arrijnë në 108,567,567 kg.

“Scan Intel” ka analizuar ndër të tjera vlerën dhe peshën e importeve për “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”. Shifrat sinjalizojnë se muaji gusht i këtij viti regjistron rekord historik si në vlerë ashtu edhe në peshë. Vlera e importeve për muajin gusht të këtij viti arrin në 19.7 miliardë lekë. Kjo vlerë është më e larta që nga janari i viti 2005. Muaji i dytë me vlerën më të lartë të importeve të lëndëve djegëse minerale është dhjetori i vitit 2021, me 17.7 mld lekë. Nga ana tjetër, edhe importet e lëndëve djegëse në peshë kanë prekur rekord përgjatë mujit gusht të këtij viti me 124,688,972 kg.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Dyfishohen azilkërkuesit në qershor/ Rreth 6 mijë persona aplikuan për azil në 6 muaj, por mbeten më pak se në 2019-ën

Postimi mëparshëm

Menaxhimi i mbetjeve në rënie për 2021-shin/ INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve janë trajtuar më incenerim, 79% e tyre në landfille

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.