Çmimet

Çmimet, sa 61.3% e mesatares së BE-së/ Vjet u “europianizuam” më shumë në çmime, komunikimi dhe veshjet, më të shtrenjtat

0

Në Shqipëri, gjatë vitit 2022, çmimet për kosumin final janë sa 61.3% e masatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Këto të dhëna vijnë nga publikimi më i fundit i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit. “Scan Intel” i ka analizuar çmimet duke marrë në konsideratë krahasimin me vendet e tjera të Europës, por edhe nivelin e secilit grup. Krahasuar me vitin 2021, gjatë të cili çmimet ishin sa 60.9% e BE-së, të dhënat për vitin 2022 tregojnë se çmimet janë afruar më shumë drejt mesatares Europiane.

Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria renditet mes 7 vendeve të fundit, por krahasuar me rajonin është vendi i dytë më i shtrenjtë. Serbia kryeson rajonin me nivel të çmimeve sa 62.8% e mesatares së Bashkimit Europian. Maqedonia e Veriut është me e lira në rajon me nivel të çmimeve në tërësi sa 51% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi me 60.4%. Në vend të parafundit është Bosnje Hercegovina me nivel çmimesh sa 57.6% e atyre në BE.

Në vitin 2022, nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit paraqiten më të larta në Zvicër, Islandë, Irlandë dhe Danimarkë me 174.3%, 159%, 146.4% dhe 144.5%. Ndërkohë, nivelet e çmimeve paraqiten më të ulta në vende si Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina.

Nga të dhënat e përpunuara sipas grupeve bie në sy se për grupin “Komunikim”, çmimet në Shqipëri janë sa 116.2% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Madje, grupi “Komunikim” është grupi i vetëm, i cili për vitin 2022 tejkalon mesatren e Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, sipas EUROSTAT, çmimet për grupin “Veshje dhe Këpucë” janë sa 90.5% e çmimeve në Bashkimin Europian. Në Shqipëri veshjet dhe këpucët janë më të shtrenjtat pas komunikimit, krahasuar me mesataren Europiane. Sa i përket ushqimeve, çmimet në vendin tonë për vitin 2022 janë sa 85.1 % e çmimeve në Europë, ndërkohë për pijet alkoolike dhe duhanin çmimet rezultojnë sa 73.8% e mesatares.

Nga të dhënat, ajo që bie në sy janë disa grupe për të cilat çmimet janë rritur shumë më ngadalë se në Europë. Kështu, çmimet për grupin “Argëtim dhe Kulturë” janë sa 60.5% e atyre në Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, çmimet për restorantet dhe hotelet janë akoma më të ulta. Për vitin 2022 ato regjistrohen sa 46.8% e mesatares Europiane. Për grupet “ Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike”, “Shëndet” dhe “Arsim” çmimet për vitin 2022 rezultojnë sa 40.6%, 36.6% dhe 19.9% sa çmimet në Europë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Sa na ka kushtuar rritja e çmimeve? Shqiptarët konsumuan 742 euro për frymë më shumë gjatë 2022-shit. “Fatura”, më e kripur se në BE

Postimi mëparshëm

Konsumi i fruta-perimeve, jemi të parët në Europë/ 767 euro për frymë në vit, dy herë më shumë se një europian në sasi

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.