Çmimet

Çmimet po afrohen drejt mesatares europiane/ Janë shtrenjtuar me 5% në qershor, në BE inflacioni në 6.1%

0

Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin Korrik të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së Eurostat. Ky tregues fiksohet në 5%, ndërkohë që sipas metodës së Instat, po për të njejtin muaj fiksohej në 4.2%. Rikujtojmë se në qershor të këtij viti norma e inflacionit sipas “Agjencisë Europiane të Statistikave” ishte 5.8%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 10.8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9.2%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.5%, “Veshje dhe këpucë” me 4.3%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4.0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.5%, “Shërbimi arsimor” me 2.1%, “Shëndeti” me 1.7%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.1% dhe “Komunikimi” me 1.0%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 7.1%.

Në muajin Korrik të këtij viti, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0.2%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 1.3%, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 0.1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rritën me 0.6% secili, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.4%, “Shëndeti” me 0.3%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.2% secili.

Sa i përket kontributit të grupeve, ndikimin më të madh e ka patur grupi “Ushqime dhe pije joalkolike” me 3.14 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Argëtim dhe Kulturë” me 0.74 pikë përqindje. Kontribut negativ ka dhënë vetëm grupi “Transporti” me 0.64 pikë përqindje.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 5% në korrik rezulton të jetë e 11-ta më e ulët mes vendeve të BE-së, dhe nën mesataren e unionit, e cila fiksohet pranë 6.1%. Turqia dhe Hungaria vijojnë dhe për këtë muaj të raportohen si vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 48% dhe 17.5% përkatësisht, pasuar nga Serbia me 12.4%. Nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Belgjika me një normë të inflacioni pranë 1.7%, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Luksemburgu, Spanja dhe Zvicra po ashtu janë mes vendeve me rritjen më të ulët të çmimeve.

Theksojmë se Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit i referohet metodologjisë europiane, por të dhënat janë ato të Institutit të Statistikave, por të vetmet ndyshime mes dy metodologjive janë sa i përket peshës që zë secili grup në normën e rritjes së çmimeve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Turizmi “nuk di të ndalet”/ Vizitorët e huaj, 76% më shumë se qershorin e kaluar. Jugu në krye me rritjen më të lartë

Postimi mëparshëm

Shqipëria “shpërthen” edhe në `Google`/ Këtë vit është “gugëlluar” 2 herë më shumë se vitin e kaluar, kryeson Italia

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.