Turizëm

Shqipëria “shpërthen” edhe në `Google`/ Këtë vit është “gugëlluar” 2 herë më shumë se vitin e kaluar, kryeson Italia

0

“Shpërthimi” i turizmit këtë vit është vënë re si me perceptim të kujtdo, ashtu edhe nëpërmjet shifrave publike të hyrje daljeve të shtetasve të huaj, apo edhe artikujve të mediave të huaja prestigjioze e jo vetëm. “Scan Intel” i ka raportuar vazhdimisht këto shifra, por kësaj radhe do të ndalet në një këndvështrim tjetër; atë se sa është kërkuar Shqipëria në rrjet dhe krahasimin me vitet e kaluara në kategorinë e udhëtimeve.

Edhe në këtë aspekt, shifrat flasin qartë, pasi vendi ynë (fjala Albania) është kërkuar më shumë se kurrë më parë ndonjëherë në Google (që është motori më i madh i kërkimit në botë) gjatë muajve Korrik-Gusht të këtij viti. Madje, diferenca me vitin e kaluar është drastike. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë kohore, Shqipëria është kërkuar në Google sa 54% e kërkimeve të këtij viti. Krahasuar me vitet pararendëse të 2022-shit ndërkohë ky hendek thellohet edhe më tej, në mbi 3 herë më shumë këtë vit.

Sa i përket gjeografisë së kërkimeve, pas Shqipërisë dhe Kosovës, pjesa më e madhe vijnë nga Italia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Norvegjia.

Në lidhje me kërkimet më të shpeshta në lidhje me Shqipërinë ne Google në vend të parë është “Voli Albania”, që lidhte drejtpërdrejtë nga kërkimet në rrjet nga italia dhe fill pas saj “Albania flights”, dhe që të dyja përkthehen në: fluturime në Shqipëri. Edhe “Air Albania” dhe “Tirana” përfshihen ndër “Top 5”. Këto të dhëna i referohen vetëm kërkimeve në Google në kategorinë `udhëtime” për fjalën Albania. Ndërkohë, nëse shohim kërkimet për të njëjtën fjalë, por sa i përket fotove, shohim se sërish Shqipëria këtë vit është ndjeshëm mbi nivelin e viteve të kaluara.

Këto shifra konfirmojnë edhe njëherë se Shqioëria këtë vit është futur në hartën e destinacioneve ndërkombëtare të pushimeve dhe udhëtimeve, qoftë për ata që kanë vendosur të vijnë në vendin tonë pas kërkimeve të bëra në rrjet apo gjetkë, qoftë për ata që janë interesuar për vendin tonë, por kanë vendosur mos të vijnë pasi nuk i`u ka përlqyer apo e kanë shtyrë për vitin e ardhshëm, apo qoftë për ata që janë shtyrë vetëm nga kurioziteti.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Çmimet po afrohen drejt mesatares europiane/ Janë shtrenjtuar me 5% në qershor, në BE inflacioni në 6.1%

Postimi mëparshëm

Euro “anulon” dy muaj/ Prek nivelin më të lartë prej 1 Qershorit, pranë 110 lekëve

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.