Çmimet

Çmimet në Shqipëri barazohen me BE-në/ Inflacioni sipas Eurostat në 4.9% në shtator, ushqimet udhëheqin rritjen

0

Ndërkohë që norma e inflacionit regjistroi rritje për muajin shtator, të dhënat sa i përket rritjes së çmimeve tregojnë së edhe inflacioni sipas mestodës së ‘Eurostat’ ka shënuar rritje po për të njejtin muaj. Indeksi i  Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin shtator të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, fiksohet në 4.9%, ndërkohë që sipas metodës së Instat, po për të njejtin muaj fiksohej në 4.1%. Rikujtojmë se në muajin Gusht ky tregue regjistrohej në 4.7%.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 8.4% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7.0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5.5%, “Shërbimi arsimor” me 4.6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.5%, “Veshje dhe këpucë” me 3.2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2.9%, “Shëndeti” me 1.6%, “Komunikimi” me 1.0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.5%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3.9%.

Nëse do të flisnim për ndryshimin mujor të matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit të dhënat tregojnë se është 0.8%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Shërbimi arsimor” me 3.4%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1.2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.1%, “Transporti” me 1.0%, “Veshje dhe këpucë” me 0.7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0.2% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.1%.

Sa i përket kontributit të grupeve, ndikimin më të madh e ka patur grupi “Ushqime dhe pije joalkolike” me 2.82 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Hotele, kafene e restorante” dhe “Argëtim dhe Kulturë” me 0.61 pikë përqindje dhe 0.73 pikë përqindje. Kontribut negativ ka dhënë vetëm grupi “Transporti” me 0.34 pikë përqindje.

Krahasuar me vendet e tjera të Europës ndërkohë, norma vjetore e rritjes së çmimeve në vendin tonë prej 4.9% në Shtator rezulton të jetë barazuar me normën e inflacionit në Bashkimin Europian. Turqia dhe Hungaria vijojnë dhe për këtë muaj të raportohen si vendet me rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, prej 61.7% dhe 12.2% përkatësisht, pasuar nga Serbia me 10.1%. Nga krahu i kundërt i tabelës gjendet Danimarka me 0.6% dhe Belgjika me 0.7%. Ndërkohë, Holanda është i vetmi vend që regjistron rënie të çmimeve për muajin shtator me -0.3%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Eksportet vijojnë rënien edhe në shtator/ Bien me 12.8%, hidrokarburet patën ndikimin më të madh

Postimi mëparshëm

Sa peshë ka Franca në ekonominë Shqiptare? 14 miliardë lekë importe në vitin 2022, zë rreth 1.5% të totalit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.