Sociale

Burrat apo gratë, kush i mban llogaritë? Shifrat tregojnë se 6 në 10 depozita bankare zotërohen nga meshkujt

0

Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, mbi “Gratë dhe Burrat në Shqipëri”, përmbajnë të dhëna në lidhje me ecurinë e llogarive të depozitave dhe huamarrjeve sipas gjinive për periudhën 2017-2021. Kështu, “Scan Intel” ka marrë në analizë shifrat për të kuptuar se cila prej dy gjinive zotëron më tëpër depozita, burrat apo gratë dhe cilët prej të dyve marrin më tepër hua pranë bankave tregtare.

Raporti mes depozitave në total dhe depozitave për secilën kategori për 2021-in tregon se, janë meshkujt ata që vazhdojnë të mbajnë “qesen” e shtëpisë në Shqipëri. Shifrat e raportit tregojnë se gratë zotërojnë 43.1% të depozitave me 1,537,437 llogari në emër të tyre, përkundrejt gjinisë së kundërt e cila zotëron 57% të totalit të depozitave në rang vendi ose 2,023,101 llogari. Çuditërisht, i njëjti raport aplikohet dhe tek llogaritë e kredisë. Janë 57% e meshkujve dhe 43.2% e femrave që zotërojnë një llogari kredie pranë bankave trëgtare në vendin tonë. Të dhënat tregojnë se përgjatë 5 viteve të fundit, këto balanca nuk kanë ndryshuar, duke mbetur pranë të njëjtave nivele.

Sa i përket numrit të përgjithshëm të depozitave ato fiksohen në 3,560,538 të tilla, përkundrejt 400,669 llogarive huamarrëse, çka përkthehet në 11% ose 1 në 10 llogari janë kredi, referuar kategorizimit të mësipërm.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Cilat qytete paguajnë më shumë taksa? Tirana, e para, me rreth €1 mijë për frymë në vit, Gjirokastra e dyta. Elbasani në vend të fundit, me vetëm €222

Postimi mëparshëm

Arsyet e zbrazjes së Shqipërisë/ Çdo ditë 115 shqiptarë largohen përfundimisht. Lindjet, poshtë nivelit të zëvendësimit natyror prej 2003-shit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.