Ekonomi

Akomodimi, Shqipëria kryeson rajonin/ Regjistrojmë numrin më të lartë të ndërmarrjeve në këtë sektor duke lënë pas Serbinë

0

Sipas “Bifidex”, regjistri rajonal i biznesit, Shqipëria kryeson rajonin me numrin më të lartë të ndërmarrjeve në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Të dhënat tregojnë se aktualisht janë 36,865 biznese në këtë sektor në vendin tonë. Serbia ndjek Shqipërinë në renditje me numër ndërmarrjesh deri në 32 mijë të tilla, pasuar nga Mali i Zi me 6,842 ndërmarrje në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Maqedonia e Veriut regjistron aktualisht rreth 6,655 ndërmarrje në këtë sektor, ndërsa në vend të fundit gjejmë Bosnje Hercegovinën me 4,525.

Të dhënat e regjistrit rajonal të biznesit, “Bifidex”, tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë në rajon sa i përket numrit të ndërmarrjeve aktive në total. Së fundmi me përfshirjen e të dhënave mbi numrin e bizneseve në Malin e Zi mund të kemi një panoramë më të qartë të renditjes së vendeve. Nga shifrat e përpunuara nga “Scan Intel” del në pah se aktualisht në Shqipëri janë 195,760 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje krahasuar me shifrat e mëparshme. Në vend të parë qëndron sërish Serbia me numër biznesesh aktive në 487,371. Pas Serbisë dhe Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 111,874 , pasuar nga Mali i Zi me 59,521 ndërmarrje. Në fund të renditjes qëndron Bosnje Hercegovina me 45,562 ndërmarrje, ndërkohë që Kosova akoma nuk është pjesë e të dhënave.

Në analizat që “Scan Intel” ka kryer më herët mbi numrin e bizneseve aktive në rajon del se në raport me popullsine Shqipëria ka përafërsisht rreth 70 ndërmarrje aktive për 1,000 banorë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Instat korigjon veten/ Rregullon shifrat e origjinës së turistëve pas shkrimit të `Scan Intel`

Postimi mëparshëm

Çmimet në ndërtim u shtrenjtuan më pak se një vit më parë/ Kostot në sektor u rritën me 4.7%, ndikuan materialet dhe energjia

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.