Turizëm

Instat korigjon veten/ Rregullon shifrat e origjinës së turistëve pas shkrimit të `Scan Intel`

0

Instat ka reaguar në lidhje me artikullin e “Scan Intel” në lidhje me hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë 7 muajve të parë të vitit, ku figuronin mbi 1800 shtetas koreano veriorë që kanë vizituar vendin tonë, më shumë edhe se koreano-jugorët, në një kohë që bëhet fjalë për një shtet në izolim total. Instat sqaron se: “Gjatë transmetimit të të dhënave nga burimi administrativ ka patur një lapsus i cili ka ndikuar në shifrat e publikuara në databazën statistikore të INSTAT në lidhje me këtë shtet. Gjithashtu, INSTAT ka unifikuar kodifikimin e shteteve në databazën statistikore për publikimin “Lëvizjet e shtetasve” për të qenë konsitent me gjithë botimet e tjera”. Veç rregullimit që i është bërë të dhënave mbi Korenë e Veriut, Instat ka bërë edhe disa rregullime të tjera, siç është rasti i vendosjes së Skocisë si shtet më vete në listë, një lapsus tjetër që ishte evidentuar në të njëjtin artikull të `Scan Intel`. Bie në sy gjithashtu fakti se, Instat në këtë sqarim i referohet me një titull disi më ndryshe nga ai i `Scan Intel` lajmit në fjalë, që korrespondon me publikimin e të njëjtit lajm, copy-paste dhe pa citim nga të paktën një media tjetër online. Klikoni këtu për artikullin origjinal.

“Scan Intel” po publikon këtë sqarim në formë korrektësie, por nga ana tjetër ka analizuar shifrat e reja nga ato të vjetrat, për të kuptuar a janë bërë ndryshime vetëm për këto dy entitete (Korea e Veriut dhe Skocia ) të evidentuara, apo janë rishikuar edhe të dhëna të tjera.

Nga kjo analizë kemi vënë re se janë rishikuar shifrat e Mbretërsisë së Bashkuar, ku janë shtuar 5 hyrjet e regjistruara më parë, ato të Skocisë. Shifrat janë rishikuar dhe për Zvicrën, ku në publikim e ri figurojnë 507 hyrje më shumë se në të dhënat e vjetra. Zëazilandi është rishikuar gjithashtu, nga 515 hyrje që rezultonin në të dhënat e para, në vetëm 4 hyrje në të dhënat e rregulluara pas shkrimit të `Scan Intel`. Të dhënat janë rishikuar edhe për vende si: Botsëana, Haiti, Laos, Kepi i Gjelbërt, Barbados, Guyana, Suriname, Liberia, Bahamas, Kongo, Guinea, Monaco dhe Sao Tome and Principe. Si rrjedhojë, me të dhënat e reja, nga 7 shtete që nuk e kishin `shkelur` Shqipërinë këtë vit, tashmë rezultojnë 16 të tilla. Por, ndryshimi më i madh duket të tjetë ai i shtetasve nga Kosova, me 1759 hyrje më shumë se të dhënat e kaluara. Kjo shifër përkon ekzaktësisht me thuajse të gjithë shtetasit koreao-jugorë që ishin në të dhënat e mëparshme.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Euro në Gusht, luhatja e dytë më e madhe në histori/ Në kulmin e sezonit turistik u rrit me 5.2% kundrejt Lekut

Postimi mëparshëm

Akomodimi, Shqipëria kryeson rajonin/ Regjistrojmë numrin më të lartë të ndërmarrjeve në këtë sektor duke lënë pas Serbinë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.