Ekonomi

Agjencitë e udhëtimit rritën shitjet me 49%/ Shifrat e tremujorit të parë, “hov” shitjet dhe pagat për shërbimet

0

Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të parë të këtij viti paraqiten me rritje pothuaj në të gjithë indekset. Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike si Tregti me shumicë dhe pakicë, Riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, Transport, Magazinim dhe Postë, Hotele, Bar-Restorante, Informacioni dhe Komunikacioni, Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci Udhëtimi. Sipas shifrave rritjen më të madhe e regjistrojnë agjencitë e udhëtimit dhe infomacioni e komunikacioni, si në shitje ashtu edhe në numër të punësuarish dhe paga.

Kjo rritje në këtë sektor është kryesisht rezultat i performancës së mirë të sezonit turistik, që e kanë konfirmuar edhe shumë indikatorë të tjerë, ku më të fundit janë ato të strukturave akomoduese.

Kështu agjencitë e udhëtimit paraqesin një rritje të shitjeve neto me 49% krahasuar me një vit më parë, e cila është dhe shifra më e lartë për këtë indeks nga të gjitha aktivitetet e marra në analizë. Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 25.5% dhe fondi i pagave me 38.1%.

Informacioni dhe Komunikacioni po ashtu regjistrojnë rritje gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Indeksi i shitjeve në volum për aktivitetin “Informacioni dhe Komunikacioni” është rritur me 11.2%, ndërsa nga ana tjetër, indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 14.8%. Fondi i pagave është rritur me 29.9%. Nga të dhënat vihet re se indeksi i fondit të pagave dhe ai i numrit të të punësuarve gjatë tremujorit të parë të vitit 2023 është rritur për të gjitha aktivitetet, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

“Bar-Restorantet” dhe “Hotelet” po ashtu paraqiten me rritje në të gjithë indekset, ku rritjen më të lartë e ka pësuar në indeksin e pagave me 12.5% dhe 14.1%. Të vetmit tregues me rënie, sipas shifrave të INSTAT, janë indeksi i shitjeve neto në volum për aktivitetet arkitekturore dhe inxhinerike me 2.6% dhe transport magazinim me 11.2%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Eksportet i “nënshtrohen” fatit të euros/ Bien me 11.7% në Maj, edhe pse u rritën në peshë. Importet në rritje

Postimi mëparshëm

Sa na ka kushtuar rritja e çmimeve? Shqiptarët konsumuan 742 euro për frymë më shumë gjatë 2022-shit. “Fatura”, më e kripur se në BE

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.