Ndërtim

Energjia dhe pagat shtuan kostot e ndërtimit/ Ndonëse më të reduktuara krahasuar me tremujorin e dytë

0

Gjatë tremujorit të dytë të vitit aktual, tregu i pasurive të paluajtshme ka përjetuar një zgjerim të konsiderueshëm, duke sjellë një rritje të ndjeshme të sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit. Ky zgjerim ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e kostove të ndërtimit, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë nga sa pritej.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, indeksi i kushtimit në ndërtim gjatë kësaj periudhe arriti në 112,3 kundrejt tremujorin e katërt të vitit 2021. Në terma vjetorë, konstatohet një rritje prej 2.5%.

Analiza e “Scan Intel” nxjerr në pah se, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në grupin “Shpenzime energjie” me 5.9%. Ky grup pasohet nga rritjet në “Shpenzime për paga” me 3.8%, “Shpenzime transporti” me 3.5%, dhe “Kosto të tjera” me 2.1%. Ndërkohë, rritjet më të vogla janë regjistruar në “Shpenzime makinerie” dhe “Shpenzime materiale”, me përkatësisht 1.6% dhe 1.1%.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 1.2%, ndërsa “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” kanë ndjekur me rritje përkatësisht prej 1.1% dhe 0.8%.

Gjithashtu, që nga tremujori i parë i vitit 2024, ky indeks përllogaritet mbi një bazë të re krahasimore, ku tremujori i parë i vitit 2021 shërben si referencë. Ky indeks është një tregues kyç për sektorin e ndërtimit, duke matur ecurinë e çmimeve të materialeve, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të tjera që lidhen me ndërtimin e një banese.

 

 

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria, rekord për rritjen e netë qëndrimeve/ Kemi ecurinë më të mirë sipas shifrave të EUROSTAT

Postimi mëparshëm

Prodhimi vendas, më i shtrenjtë se importi/ Energjia, faktori kryesor për luhatjen e kostove në tremujorin e dytë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.