Çmimet

Energjia shtrenjton prodhimin me 6.9%/ Edhe çmimet e importit në rritje, por ngadalësojnë ritmin në tremujorin e dytë

0

Çmimet e prodhimit kanë vijuar të rriten akoma përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Sipas shifrave Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 130.5 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar ky indeks shënoi një rritje me 6,9 %, ndërkohë një vit më parë ky ndryshim ishte 20.5%. Edhe në terma tremujorë çmimet e prodhimit kanë shënuar rritje me 0.9%, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 13.8% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri përpunuese” me 5.9% dhe “Industri nxjerrëse” me 3.6%. Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 21.4%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 13.8% dhe “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 10.2%. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 4.9% “Përpunimi i tekstileve” me 3.4%, “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove” me 2.6%, etj.

Nga ana tjetër, Indeksi i Çmimeve të Importitnë tremujorin të dytë 2023, arriti 112.3 kundrejt vitit 2020 si periudha bazë. Me një rritje prej 0.2% shohim se çmimet e importit janë ngadalësuar edhe më tej përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Një vit më parë ky ndryshim ishte në 10.7%.

Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” kanë shënuar rritje me 4.7%, pasuar nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 0.4%. Çmimet në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 90.6% shënuan një rritje prej 0.2%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutike” me 5.3%, pasuar nga “Konfeksionimi i veshjeve” me 3.1%. Çmimet në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan një ulje prej 0.2%, krahasuar me një vit më parë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Azilantët po pakësohen! Bie numri i kërkesave me 20% gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, rreth 5 mijë shqiptarë aplikuan

Postimi mëparshëm

Inflacioni vijon rënien/ Pranë 4% në Gusht, “zbuten” edhe ushqimet. Por, rekord 5-vjeçar për çmimet e qirave

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.