Emigracioni

12,561 shqiptarë ikën me gomone në Mbretërinë e Bashkuar në 2022-shin. Përbëjnë 28% të totalit

0

Parlamenti britanik në një dokument të publikuar së fundmi mbi skllavërinë modern nënvizon se kanë qenë plot 12,561 shqiptarë të cilët kanë shkuar me gomone ilegalisht në ishull gjatë vitit 2022. Në total bëhet fjalë për rreth 44,666 emigrantë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar nga të gjitha kombësitë, çka do të thotë se shqiptarët përbëjnë plot 28% të totalit, pra më shumë se 1 në 4. Kjo shifër përkthehet në një rritje eksponenciale krahasuar me vitet paraardhëse. Në periudhën 2018-2021 raportoheshin vetëm 898 shqiptarë të cilët kaluan ilegalisht në ishull me varka të vogla.

Nga ana tjetër, dokumenti i parlamentit britanik tregon se vetëm 12% e totalit prej 12,561 emigrantësh shqiptarë që hynë me gomone në ishull gjatë vitit 2022 janë raportuar në mekanizmin e referimit kombëtar (NRM), ose vetëm 1467 individë në total. Gjithsesi, këta të fundit përbëjnë 55% të totalit të atyre të cilët kanë hyrë me gomone në Mbretëri, dhe që janë referuar në mekanizmin NRM.

Skllavëria moderne është një term që është kthyer në një debat të gjerë publik në ishull gjatë viteve të fundit, dhe veç trafikut illegal të qënieve njerëzore përfshin edhe punën e sforcuar dhe jashtë kushteve. Nga të gjitha tipoligjitë e rasteve të kategorizuara si skllavëri moderne, pra edhe ato përtej trafikut të njerëzve, shqiptarët në 2022 klasifikohen në vend të parë, duke përfaqësuar 27% të totalit.

Shifra prej 12,561 shqiptarësh që kanë hyrë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2022 është mjaft e përafërt me totalin e azilkërkuesve shqiptarë në BE gjatë vitit 2022, prej rreth 13 mijë individësh. Në Mbretëri ndërkohë azilantët shqiptarë raportohen rreth 15,925 në total gjatë vitit të kaluar.

Këto shifra tregjnë se shqiptarët jo vetëm po ikin në masë, por po e bëjnë këtë duke përdorur rrugë kalimi të rrezikshme.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Rritet paga mesatare me rreth 4401 lekë/ Arrin në 66 mijë mijë lekë në fund të 2022-shit, por rritet edhe papunësia

Postimi mëparshëm

Shqipëria, e 4-ta në Europë me lindjet më të ulta/ Vetëm 1.31 lindje për grua, niveli më i ulët historik

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.