Transport

Transporti ruan momentin pozitiv/ Rreth 11% më shumë mallra në tremujorin e dytë të vitit, pasagjerët me 31% rritje

0

Shifrat e transportit të mallrave vijojnë në një trajektore të qëndrueshme edhe për tremujorin e dytë të këtij viti si pasojë e rënies së çmimeve. Pas një tkurrje të vazhdueshme të volumit të mallrave të transportuara në rrugë detare, që zë dhe peshën më të madhe të mallrave të transportuara, edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit vihet re një rritje e volumit të tyre. Sipas shifrave zyrtare, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është rritur me 11.2%, krahasuar me të njejtin tremujor të vitit 2022. Në portin e Durrësit, i cili është edhe porti kryesor në vend, janë transportuar 93.9% e volumit të mallrave të transportuara me det. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rrritur me 9.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe në portet e tjera volumi i mallrave të trasportuara është regjistruar në rritje. Volumi i mallrave të transportuara nga porti i Sarandës është rrritur me 181.8%, volumi nga porti i Shëngjinit është rritur me 57%, ndërsa në portin e Vlorës me 7.1%.

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 140 anije, nga këto 107 anije janë të huaja dhe 33 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 11.1%, ku numri anijeve të huaja është rritur me 9.2% krahasuar me tremujorin e dytë 2022. Nga ana tjetër, nëse do të flisnim për pasagjerët të cilët kanë udhëtuar në rruge detare numri i tyre është në rreth 281 mijë dhe ka shënuar një rritje me 26%.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe transportin e mallrave dhe pasagjerëve përmes rrugëve ajrore dhe hekurudhore. Sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” në transportin ajror operojnë 20 shoqëri ajrore, nga këto 18 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare. Gjatë tremujorit të dytë 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 81,737 avionë.

Sa i përket mallrave të transportuara, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, volumi i mallrave të transportuara në rrugë ajrore paraqitet me rënie në 0.3%. Nga të dhënat nuk shihet i njejti ndryshim sa i përket numrit të pasagjerëve. Në tremujorin e dytë 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1,747,887 pasagjerë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky tregues është rritur me 30.7%. Ndërkohë, numri i fluturimeve është rritur me 21.2% përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2023.

Nëse do të flisnim për statistikat e transportit hekurudhor për tremujorin e dytë të këtj viti të dhënat tregojnë se paraqiten me rënie si volumi i mallrave me 0.9%, po ashtu edhe numri i pasagjerëve me 34.5%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Leku vazhdon të “avullojë”/ Bie paraja e ngushtë, 340 mln euro më pak prej Dhjetorit, bien edhe depozitat në paranë e gjerë

Postimi mëparshëm

As BSH nuk e ndal dot kolapsin e euros/ Rezerva ndërkombëtare, rekord në Qershor. U blenë 600 milionë euro në një muaj

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.