ArsimSociale

Numri i nxënësve në rënie çdo vit/ Rreth 4% më pak fëmijë në klasë të parë dhe 9% më pak gjimnazistë në klasë të dhjetë

0

Edhe pse akoma nuk disponohen shifra të sakta mbi numrin e nxënësve të regjistruar për vitin shkollor 2022-2023, shifrat paraprake të “Ministrisë së Arsimit” bëjnë me dije se ky tregues është më i ulët se një vit më parë. Gjatë këtij viti do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës rreth 29,000 nxënës, ndërkohë që vitin e kaluar u regjistruan në klasë të parë rreth 30,000 nxënës. Pra, nga përllogaritja del se numri i nxënësve të regjistruar për herë të parë në shkollë ka rënë me rreth 4%. Por si paraqitet numri i nxënësve të cilët kanë kaluar nga arsimi 9-vjeçar në arsimin e mesëm? Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga “Ministrisë së Arsimit” janë regjistruar në klasën e dhjetë rreth 28 mijë nxënës, por pa llogaritur këtu regjistrimet në arsimin profesional. Krahasuar me të dhënat e një viti më parë, përsëri vërehet një rënie e numrit të nxënësve që kanë kaluar në gjimnaz këtë vit. Gjatë vitit akademik 2021-2022 regjistroheshin në klasë të dhjetë rreth 31 mijë, duke pësuar kështu një rënie këtë vit me rreth 9%.

Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” referuar “Institutit të Statistikave” numri i nxënësve të regjsitruar në shkolla po vjen në rënie nga viti në vit. Nëse do ta përqëndronim analizën vetën në regjistrimet për arsimin 9-vjeçar, të dhënat tregojnë se viti 2021 regjistron numrin më të ulët të nxënësve në këto dy dekadat e fundit. Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 278.138 nxënës, 55,4% në arsimin fillor dhe 44,6% në ciklin e lartë të arsimit bazë. Nëse do ta krahasonim me vitin shkollor 2020-21, shifrat tregojnë se kanë marrë pjesë në arsimin 9-vjeçar 2,9 % më pak nxënës. Kjo rënie e numri të nxënësve në shkolla është kryesisht pasojë faktorëve demografikë, si plakja e popullsisë dhe emigrimi i lartë i shqiptarëve, dhe sidomos atyre në moshë minorene këto vitet e fundit. Këtë e mbështesin edhe të dhënat në rënie, sidomos të regjistrimeve të nxënësve në klasë të dhjetë, çka lë të kuptojmë se shumë prej tyre heqin dorë nga arsimi për t’u larguar larg vend në mënyrë që të rrisin të ardhurat e tyre.

Gjithmonë sipas shifrave paraprake të “Ministrisë së Arsimit” në total për këtë vit të ri shkollor 2022-2023 janë regjistruar 450 mijë nxënës dhe fëmijë. Ndërkohë, sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” numri i nxënësve dhe fëmijëve të regjistruar në arsimin parauniversitar përgjatë vitit shkollor 2021-2022 ishte 453,989. Sipas këtij raporti vërehet një rënie e numrit të përgjithshëm po ashtu.

Në vijim të analizës “Scan Intel” ka analizuar të dhënat e INSTAT për të parë se si paraqitet numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mësëm përgjatë viteve. Ajo që bie në sy është se numri i tyre ka ardhur duke rënë gradualisht nga vitit në vit. Shifrat sinjalizojnë se viti shkollor 2021-2021 ka patur numrin më të ulët të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesën që nga viti 2012-të. Në vitin shkollor 2021-22, u regjistruan në arsimin e mesëm 103.467 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,2%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Thekojmë se kjo shifër është e përbërë nga nxënës të gjimnazit, arsimit të mesëm social-kulturor si dhe arsimi profesional. Në vitin 2012-të numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm ishte rreth 154 mijë.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Borxhi i jashtëm arrin në 9.89 mld euro/ Rritet me 88 milionë euro në T2, shkon në €3540 për frymë

Postimi mëparshëm

Paga mesatare arrin në 60,666 lekë në muaj/ Rreth 1100 lekë rritje në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.