Ekonomi

Më pak llogari depozitash në vitin 2022/ Janë rreth 3.5 milion në total, 56% zotërohen nga meshkujt

0

Shifrat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, mbi “Gratë dhe Burrat në Shqipëri”, përmbajnë të dhëna në lidhje me ecurinë e llogarive të depozitave dhe huamarrjeve sipas gjinive për periudhën 2018-2022. Shifrat tregojnë se krahasuar me një vit më parë ka rënë numri llogarive të depozitave në sektorin familjar me 0.5%. ‘Scan Intel’ ka marrë në analizë shifrat për të kuptuar se cila prej dy gjinive zotëron më tëpër depozita, burrat apo gratë dhe cilët prej të dyve marrin më tepër hua pranë bankave tregtare.

Të dhënat nga INSTAT për vitin 2022 tregojnë se janë meshkujt ata që vazhdojnë të mbajnë “qesen” e shtëpisë në vendin tonë. Shifrat e raportit tregojnë se gratë zotërojnë 44% të depozitave me 1,558,523 llogari në emër të tyre, përkundrejt meshkujve të cilët zotërojnë 56% të totalit të depozitave në rang vendi ose 1,985,523 depozita bankare. Ajo që vihet re nga të dhënat është rritja e numrit të depozitave në pronësi të grave me 1.4%, krahausar me vitin 2021.

Nëse do të shihnim shifrat e llogarive huamarrëse bie në sy një tendencë e njejtë si ajo e depozitave. Janë 57% e meshkujve dhe 43.5% e femrave që zotërojnë një llogari kredie pranë bankave tregtare në vendin tonë. Të dhënat tregojnë se përgjatë 5 viteve të fundit këto balanca nuk kanë ndryshuar shumë duke mbetur pranë të njëjtave nivele. Në vitin 2022 vihet re një rënie e numrit të llogarive huamarrëse.

Sa i përket numrit të përgjithshëm të depozitave ato fiksohen në 3,543,985 të tilla, përkundrejt 383,923 llogarive huamarrëse, çka përkthehet në 11% ose 1 në 10 llogari janë kredi, referuar kategorizimit të mësipërm.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Të drejtat themelore, më shumë shkelje në vitin 2022/ Avokati i Popullit: Pushteti vendor ka regjistruar numrin më lartë

Postimi mëparshëm

Çmimi i energjisë, Shqipëria ndër më të lirat/ Eurostat: Jemi mes vendeve të fundit në Europë, por e dyta në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.