Ekonomi

Turqia “shtyn” më tej investimet e huaja/ Vijojnë me rekord, rreth 749 milionë euro në gjashtë muajt e parë

0

Fluksi i Investimeve të Huaja Direkte në tremujorin e dytë vitit në vendin tonë fiksohet pranë rreth 395 milionë eurove, që është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Në terma vjetorë, rezulton se Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë janë rritur me 3.6%, krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar.

Shifrat “Banka e Shqipërisë”  sinjalizojnë se, edhe përgjatë këtij viti është ruajtur trendi mjaft pozitiv i investimeve të huaja në vendin tonë, i nisur gjatë vitit të kaluar, kur u arrit edhe një rekord historik. Por, nga ana tjetër, shifrat i mëshojnë edhe më tepër faktit se investimet e huaja janë një ndër faktorët që mund të kenë nxitur zhvlerësimin e monedhës së përbashkët europiane në tregun vendas.

Nëse analizojmë të dhënat për gjashtë muajt e parë të vitit shohim se fluksi i Investimeve të Huaja Direkte vlerësohet në 749 milionë euro ose 8.1% më shumë se në të njejtën periudhë të vitit 2023.

Rritja e investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të dytë, por edhe gjatë gjysmës së parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duket se merr shtysë kryesisht nga tendenca për investime e Turqisë.

Në tremujorin e dytë, Turqia renditet në vend të parë në terma fluksesh, me rreth 77 milionë euro, por gjithashtu renditet e dyta me rritjen më të lartë vjetore prej 133%. Në radhë ndjekin në renditje ato me origjinë anonime, të klasifikuara si “të tjera për arsye konfidencialiteti”. Investimet e këtyre të fundit në vendin tonë gjatë tremujorit të dytë të vitit kapin shifrën e 68 milionë eurove dhe më pas ndjekin Italia dhe Franca. Franca është vendi që ka regjistruar edhe rritjen më të madhe të fluksit të investimeve me gati 360% ose 35 milionë euro më shumë se vjet.

Nga ana tjetër, po të analizojmë të dhënat sipas shteteve për gjashtë muajt e parë të vitit shohim se ato me origjinë anonime renditen të parat me rreth 148 milionë euro, pasuar nga Tuqia, Italia dhe Holanda.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Liria ekonomike, Shqipëria kryeson rajonin/ Renditemi në vend të 48-të. Vlerësohemi me 64,8 pikë, mbi mesataren botërore

Postimi mëparshëm

Yield-i mesatar i bonove 12-mujore arrin në 3.11%/ Pranë normës bazë, më i ulëti në dy vitet e fundit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.