Ekonomi

Pasuritë e palujtshme “spostojnë” industrinë nxjerrëse/ Në gjysmën e parë të vitit renditen të parat për investimet e huaja

0

Rritja e investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë gjysmës së parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por edhe të viteve të mëparshme, duket se ka marrë shtysë kryesisht nga tendenca për investime drejt pasurive të paluajtshme dhe aktiviteteve financiare dhe të sigurimit.

Sipas të dhënave nga “Banka e Shqipërisë”, në tremujorin e dytë të këtij viti, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arrtiën në 97.2 milionë euro, ose 19 milionë euro më shumë se në të njejtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja në energji elektrike u regjistruan në 53.6 milionë euro, e cila është dhe vlera e dytë më e lartë nëse i referohemi vetëm tremujorit të dytë të vitit aktual.

Nëse marrim në analizë gjysmën e parë të vitit 2024, shohim se investimet e huaja direkte janë fokusuar kryesisht në pasuri të paluajtshme me një vlerë prej 181 milionë euro, nga 127 milionë euro që regjistroheshin në të njejtën periudhë të vitit 2023, duke u rritur kështu me rreth 43%. Aktivitetet financiare ndjekin në rradhë me një vlerë prej 126 milionë eurosh, nga 117 milionë që ishin një vit më parë. Ndërkohë, referuar po gjysmës së parë të këtij viti, sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja direkte është industria nxjerrëse me rreth 100 milionë euro, pasuar nga industria përpunuese me 89 milionë euro. Edhe pse industria nxjerrëse regjistron vlerën e tretë më të lartë, theksojmë se paraqitet me rënie krahasuar me një vit më parë kur kryesonte IHD-të.

Nga ana tjetër, edhe pse sektori i energjitikës ishte në vend të dytë referuar tre muajve të dytë të vitit, në harkun e gjashtë muajve ka kaluar në vend të pestë për nga vlera e investimeve me rreth 72 milionë euro.

Në fund të renditjes së sektorëve kryesorë të ekonomisë sa i përket investimeve të huaja direkte gjejmë bujqësinë, aktivitete të tjera shërbimi dhe arsimin.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria po bëhet një destinacion global/ Trefishohen hyrjet nga Afrika. Në gusht u regjistruan 2.1 milionë hyrje nga të huajt

Postimi mëparshëm

Tendenca e shqiptarëve për të jetuar dhe punuar jashtë vendit/ Synojnë BE-në dhe SHBA-në, Ballkani Perëndimor shumë pak i preferuar

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.