Çmimet

Çmimet e konsumit i rikthehen rritjes/ Norma e inflacionit, 4.1% në shtator. Ushqimet, “udhëheqin” shtrenjtimin

0

Të dhënat nga ‘Instituti i Statistikave’ sinalizojnë një rritje të çmimeve për muajin Shtator, krahasuar me të njejtën përiudhë të një viti më parë. Kështu, sipas shifrave zyrtare, norma e inflacionit gjatë Shtatorit fiksohet pranë vetëm 4.1%. Rikujtojmë se në Gusht norma e inflacionit binte pranë 4%. Pavarësisht tendencës në rritje ky tregues mbetet i ulët krahasuar me nivelet e mëparshmë të cilat regjistronin rekord. Referuar të dhënave, përgjatë shattorit të një viti më parë çmimet rriteshin me 8.1%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.80 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.41 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.40 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.21 pikë përqindje.  Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kontibuan me 0.17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.15 pikë përqindje. Sipas shifrave grupi i transportit është i vetmi grup që ka ndikuar negativisht me 0.46 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Shtator 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7.9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 5.4%, “Argëtim dhe kulturë” me 4.9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.7%, “Veshje dhe këpucë” me 3.2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.0%, “Shërbimi arsimor” me 2.3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.1%, “Shëndeti” me 1.4% dhe “Komunikimi” me 1.1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 7.2%.

Krahasuar me muajin Gusht 2023, çmimet u rritën me 0.7% sipas të dhënave të INSTAT.  Rritjen më të madhe e pati “Shërbimi arsimor” me 1.7%, pasuar nga çmimet e grupit “Transporti” me 1.3%, “Argëtim dhe kulturë” me 1.2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.1%, “Veshje dhe këpucë” me 0.8%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.4%, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.3% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.2%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Pasuritë e paluajtshme, shitjet rriten me 23.2%/ Rekord për blerjet me “lekë në dorë”. 1 në 7 prona e blenë të huajt

Postimi mëparshëm

Makinat elektrike në vend, sa u regjistruan këtë vit? Shifrat, nga marka e preferuar deri te qarku me më shumë mjete

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.