Tregti

Konsumi gjatë festave “gjallëroi” tregtinë me pakicë/ Indeksi u rrit me 6.7% në dhjetor 2023, krahasuar me nëntorin

0

Ritmet e rritjes së tregtisë me pakicë u zbuten disi në tremujorin e fundit të vitit 2023, pas një rritje në 5.6% në tremujorin e tretë. INSTAT raportoi se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë u rrit me 4.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Ritmet e rritjes mbetën të larta edhe në krahasim me vitin 2022, ku tregtia me pakicë në të njëjtën periudhë rritej me 3.9%.

Në terma tremujorësh rritja e volumit të shitjeve më pakicë regjistrohet në 1.1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023.

Nga ana tjetër, ndryshimi mujor i indeksit të shitjeve në tregtinë me pakicë paraqitet po ashtu pozitiv. Volumi i shitjeve nga muaji nëntor të vitit 2023 në muajin dhjetor ka shënuar rritje me 6.7%. Nëse e analizojmë ndryshimin mujor sipas aktiviteteve ekonomike, të dhënat tregojnë se rritjen më të madhe në tregtinë me pakicë pa përfshirë tregtinë e hidrokarbureve e regjistroi grupi i ushqimeve, pijeve dhe duhanit në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara, me 6.5%. Kjo ka ndodhur si pasojë e rritjes së konsumit për shkak të festave të fundvitit.

Grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ndikoi rritjen e tregtisë më pakicë me 1.1 pikë përqindje dhe grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 2.3 pikë përqindje. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me 1.4 pikë përqindje.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e katërt 2023 është rritur me 5.7%, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2022. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 5.3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022. Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 6.2%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur me 4.0%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Vijon “drama” e eksporteve edhe në shkurt/ Ranë me 16%, u ndikuan kryesisht nga hidrokarburet dhe tekstilet

Postimi mëparshëm

Inflacioni barazon mesataren e BE-së/ Çmimet në shkurt u shtrenjtuan me 2.8%. Shqipëria ka inflacionin më të ulët në rajon

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.