ArsimSociale

Çdo vit e më pak fëmijë në shkolla/ Rreth 1,000 nxënës “i mungojnë” klasës së dhjetë, regjistrimet prekin rekordin më të ulët

0

“Scan Intel” ka siguruar shifrat paraprake të regjistrimeve në arsim për vitin shkollor 2023-2024 referuar “Ministrisë së Arsimit”, nga ku del se gjatë këtij viti do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës rreth 29 mijë nxënës. Deri në verifikimin e saktë të këtyre shifrave nuk mund të bëjmë një krahasim me vitin e kaluar sepse sipas ministrisë përkatëse ndryshimet janë të vogla. Nga ana tjetër, numri i nxënësve të cilët kanë kaluar nga arsimi 9-vjeçar në arsimin e mesëm është rreth 27 mijë, por pa llogaritur këtu regjistrimet në arsimin profesional, gjithmonë referuar shifrave paraprake të sigurura nga “Ministria e Arsimit”. Vitin e kaluar në klasën e dhjetë ishin gjithsej rreth 28 mijë nxënës. Pra, nga shifrat shohim se ka një rënie të regjistrimeve në klasën e dhjetë këtë vit.

Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” referuar “Institutit të Statistikave” numri i nxënësve të regjistruar në shkolla po vjen në rënie nga viti në vit. Nëse do ta përqëndronim analizën vetëm në regjistrimet për arsimin 9-vjeçar, të dhënat tregojnë se viti 2022 regjistron numrin më të ulët të nxënësve në këto dy dekadat e fundit. Vitin e kaluar u regjistruan në arsimin 9-vjeçar rreth 267 mijë nxënës, nga 278 mijë të regjistruar në vitin 2021. Kjo rënie e numri të nxënësve në shkolla vjen kryesisht si pasojë e faktorëve demografikë, si plakja e popullsisë apo emigrimi i lartë i shqiptarëve, dhe sidomos atyre në moshë minorene këto vitet e fundit. Këtë e mbështesin edhe të dhënat në rënie, sidomos të regjistrimeve të nxënësve në klasë të dhjetë.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar të dhënat e INSTAT për të parë se si paraqitet numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mësëm përgjatë viteve. Ajo që bie në sy është se numri i tyre ka ardhur duke rënë gradualisht nga njëri vit në tjetrin. Shifrat sinjalizojnë se viti shkollor 2022-2023 ka patur numrin më të ulët të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm që nga viti 2012-të. Në vitin shkollor 2022-23, u regjistruan në arsimin e mesëm 95,845 nxënës, nga 103,467 nxënës duke shënuar një rënie kështu me 7.3%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Inflacioni vijon rënien/ Pranë 4% në Gusht, “zbuten” edhe ushqimet. Por, rekord 5-vjeçar për çmimet e qirave

Postimi mëparshëm

1 në 3 shqiptarë nuk përballon dot ngrohjen/ Eurostat: Shqipëria renditet në vend të parë në Europë me normën më të lartë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.