Emigracioni

Azilkërkuesit shqiptarë bien me 22.5%/ Në Prill vetëm 713 aplikime, por vijojmë të kryesojmë rajonin

0

Të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se numri i kërkesave për azil nga shqiptarët gjatë muajit prill të këtij viti ra me 22.5%, krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë. Referuar shifrave, përgjatë prillit paraqitën kërkesën për mbrojtje 713 persona, ndërkohë në prillin e vitin 2022 regjistroheshin gjithsej 920 kërkesa. Këto aplikime ndahen në 506 kërkesa për herë të parë dhe në 207 kërkesa përsëritëse.

Nisur edhe nga të dhënat e mëparshme duket se kurba e këtij treguesi po vjen në rënie nga muaji në muaj. Siç kemi theksuar edhe në publikimet e mëparshme mbi numrin e azilantëve, kjo trajektore rënëse e numrit të kërkesave mund të jetë si pasojë e rrugëve të reja të kalimit, siç është rasti i Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, sipas “Agjencisë për Azil e Bashkimit Europian” denstinacionet kryesore ku shqiptarët kanë paraqitur kërkesat për mbrojtje janë Franca, Gjermania dhe Italia.

Nëse Shqipërinë do ta krahasonim me vendet e rajonit shohim se edhe pse me rënie, sërish për prillin vijojmë të kryesojmë listën me shifrën më të lartë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 615 aplikime dhe Serbia me 398 aplikime. Kosova për prillin ka regjistruar 249 aplikime, ndërkohë që vendet me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 208 dhe 15 kërkesa. Të dhënat tregojnë se që nga fillimi i vitit, pra muaji janar, të gjitha vendet e rajonit kanë regjistruar një rënie të numrit të aplikimeve.

Edhe për vendet e rajonit destinacionet kryesore ku janë paraqitur kërkesat më të larta janë Franca dhe Gjermania.

Ndër të tjera, referuar publikimit, Shqipëria ka një shkallë njohje shumë të ulët, me vetëm 6%. Shkalla e njohjes llogaritet duke pjesëtuar numrin e vendimeve pozitive të shkallës së parë (dhënia e statusit të refugjatit) me numrin total të vendimeve të nxjerra.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Vijon rritja e turizmit edhe në Maj/ Rreth 705 mijë të huaj prekën territorin e Shqipërisë, daljet, në rënie me 0.1%

Postimi mëparshëm

Shqiptarët, “mishngrënësit” e Europës/ Konsumi i mishit, sa 6% e PBB-së. 1 miliard euro në vit, ose 387 euro për frymë

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.