Financë

Bonot 12-mujore i afrohen normës bazë të interesit/ Yield-i mesatar, në 3.02%. Më i ulëti që nga korriku i vitit 2022

0

Ankandet e bonove të thesarit, të organizuara nga “Banka e Shqipërisë”, shërbejnë si një mjet kryesor për menaxhimin e likuiditetit dhe mbulimin e nevojave afatshkurtra financiare të qeverisë. Këto bono janë instrumente të borxhit publik me maturitet të shkurtër, që varion nga tre muaj deri në një vit, duke ofruar investitorëve një mundësi të sigurt dhe likuide për investimin e fondeve të tyre.

Në ankandin e fundit të organizuar nga “Banka e Shqipërisë”, tregu i letrave me vlerë ka vazhduar të tregojë një tendencë uljeje të yield-eve. Sipas të dhënave zyrtare, yield-i mesatar i ponderuar për bonot me maturim 12-mujor ka zbritur në 3.02%, nga 3.11% që ishte regjistruar në ankandin e zhvilluar në fund të muajit shtator.

Sipas historikut të të dhënave rezulton se kjo normë prej 3.02% është më e ulëta që nga korriku i vitit 2022, duke shënuar kështu edhe nivelin më të ulët në më shumë se dy vite. Kjo rënie e yield-it mund të jetë edhe si rezultat i numrit të kërkesave të pranuara. Nga 18 kërkesa konkuruese në total, është pranuar vetëm 1 dhe kjo ka bërë që norma e yield-it mesatar të arrijë shumë pranë normës bazë të interesit.  Ndërkohë në ankandin e mëparshëm, nga 17 kërkesa konkuruese janë pranuar 9.

Nga ana tjetër, shuma e shpallur për financim ishte 8 miliardë lekë ku nga kjo shumë 36.4% i takon Bankës së Shqipërisë, ndërsa, vlera totale e kërkesave tejkaloi vlerën e 14.53 miliardë lekëve.

Në aspektin ekonomik, rënia  e yield-it mesatar “premton” edhe uljen  e kostove të huamarrjes për sektorin privat. Rikujtojmë se edhe gjatë këtij viti kreditimi ka shfaqur një tendecë rritëse dhe kjo është favorizuar nga normat e ulëta të kredisë. Kryesisht kredi kanë kërkuar bizneset dhe  individët për të investuar në pasuri të paluajtshme.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe BE-së/ Sa kemi shitur dhe blerë në bllokun prej 27 vendesh?

Postimi mëparshëm

Familjet shqiptare zotërojnë rreth 28 miliardë euro/ BSH: Pasuritë financiare, gati 8 herë më shumë se detyrimet në vitin 2023

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.