Financë

Kreditë me probleme, niveli më i ulët në një dekadë/ Në gusht arritën 4.61%. Përmirësohet cilësia e portofolit të huave

0

 

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë, për treguesit e shëndetit financiar bankar gjatë muajit gusht të këtij viti tregojnë se një ndër indikatorët më të rëndësishëm siç është  ai i  huave me probleme ka pësuar rënie me 0.11 pikëpërqindje. Në gusht ky tregues arriti në 4.61% nga 4.72% që ishte muajin paraardhës.

“Scan Intel” ka analizuar trendin e huave me probleme që nga fillimi i këtij viti për të kuptuar më mirë ecurinë e këtij treguesi. Vlera më e lartë e tij paraqitet në muajin janar të vitit 2024, për të vijuar më tej me një rënie graduale deri në muajin gusht të po këtij viti. Kjo normë e kredive të këqija rezulton të jetë më e ulëta që nga marsi i vitit 2014.

Po ashtu, edhe treguesit e tjerë siç janë huatë me probleme ndaj kapitalit rregullator dhe huatë më probleme ndaj kapitalit aksionar kane ndjekur të njëjtën trajektore rënëse . Vlera e tyre arriti në 5.51% dhe 5.27% përkatësisht. Ndërkohë një muaj më parë këto tregues ishin në nivelin e 5.73% dhe 5.36% respektivisht.

Sipas historikut njëvjeçar të shifrave, vëmë re se cilësia e portofolit të kredisë së një banke është përmirësuar ndjeshëm pasi  gushti i vitit të kaluar shënon kulmin e huave  me probleme, me një nivel prej 5.30% ndërkohë që në muajt pasues ka patur një rënie të individëve apo bizneseve që nuk shlyenin në kohë huatë.

Në fakt edhe të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë për depozitat, kanë treguar se kursimet në sektorin bankar gjatë muajit gusht 2024 janë rritur me 19 miliardë lekë. Pra, sinjalet janë të qarta, dhe përtej perceptimit të përgjithshëm, tashmë edhe shifrat thonë të njëjtën gjë se për bizneset dhe konsumatorët është rritur aftësia paguese dhe kjo  përkon me situatën ekonomike në tërësi e cila paraqitet e përmirësuar.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Shqipëria “moderne” ngrohet me energji elektrike/ RCC: Kemi normën më të ulët të përdorimit të drurit në Ballkan

Postimi mëparshëm

Shqipëria, akoma vulnerabël ndaj urisë/ Indeksi: Edhe pse larg vendeve me uri të lartë, në 2024 përkeqësohemi në pikëzim

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.