Financë

Bonot 12-mujore, rënie rekord në gjashtë muaj/ Normat e ulëta të interesit inkurajojnë huamarrësit

0

Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me bankat tregtare dhe instuticionet e tjera financiare organizon ankande për të menaxhuar ofertën monetare dhe likuiditetin në tregun financiar. Këto ankande sigurojnë financimin e nevojave buxhetore të qeverisë, por gjithashtu kontribuojnë në transparencën dhe efikasitetin e tregjeve financiare të vendit.

Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar i bonove me afat maturimi 12-mujor ka vijuar rënien e mëtejshme në 3.41% duke prekur nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit. Rikujtojmë se në ankadin e mëparshëm kjo normë ishte 3.54%. Ndërsa kërkesa për blerje dhe pjesëmarrja e investitorëve në këtë ankand ishte më e lartë se shuma e shpallur nga qeveria. Ministria e Financave, emetoi këtë javë shumën prej 7 miliardë lekësh, ndërkohë që shuma e vënë në dispozicion nga investiorët ishte afërisht 8.8 miliardë lekë.

Një ndër faktorët kryesorë në uljen e yield-eve ishte edhe niveli i ulët i proratës. Prorata nënkupton ndarjen e një vlere në pjesë proporcionale, bazuar në një përqindje të caktuar. Në kontekstin e ankandeve të bonove të thesarit, prorata përcakton pjesën e ofertave konkurruese që pranohen në raport me kërkesat totale. Fakti që Banka e Shqipërisë rezervoi gjysmën e shumës totale të ankandit pa oferta konkurruese, duke i blerë bonot me yield-in mesatar të ponderuar të ofertave të tjera ka ndikuar në diferencën mes kërkesës dhe ofertës për pjesën e mbetur, duke ulur pjesën e pranuar të ofertave konkurruese në 9.19%.

Rënia e yield-it të shumicës së instrumentave financiarë dhe veçanërisht e bonove 12- mujore ndikon drejtpërdrejt në uljen e kostos së huamarrjes së sektorit privat. Theksojmë se bonot 12- mujore janë instrumenta financiarë që kane frekuencën më të lartë të emetimit nga institucioni i Bankës së Shqipërisë duke shërbyer kështu si mjet kryesor i huamarrjes në tregun e brendshëm.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Çmenden” importet e produkteve të plazhit/ Blemë 75.6 milionë lekë çadra dielli, rekord në Prill

Postimi mëparshëm

Ekonomia u kreditua me 770 mld lekë në prill/ Më shumë hua në lekë. Biznesi “braktis” valutën

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.