Ekonomi

Ekonomia u kreditua me 770 mld lekë në prill/ Më shumë hua në lekë. Biznesi “braktis” valutën

0

Kredia për ekonominë ka shënuar rritje të fortë gjatë muajit prill të këtij viti duke arritur në një total prej 770.9 miliardë lekësh, nga 763.5 miliardë në muajin mars. Pra, në harkun kohor të një muaji kredia rezulton rreth 1% më e lartë, më një shtesë prej 7.3 miliardë lekë.

E matur me prillin e vitit të shkuar, kredia këtë vit rezulton 8.5% më e lartë, me një shtesë prej afërisht 60 miliardë lekësh apo afro 600 milionë eurosh. Kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”.

Nga ana tjetër, edhe kredia për biznesin ka shënuar një përmirësim të lehtë në prill të këtij viti. Nga 427.8 miliardë lëke në mars, ajo është shtuar me më shumë se 4 miliardë lekë në prill, duke arritur në 432 miliardë lekë. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar, kredia për biznesin është rritur me rreth 7%.

Por si paraqitet kredia sipas valutës? Nga të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” duket se kredia në valutë është paraqitur më modeste. Në muajin prill, kredia në monedhën e huaj për bizneset është rritur vetëm me 0.4%, ndërkohë që kredia në lekë është rritur me 1.7%, krahasuar me muajin mars.

Po të shtrijmë analizën në harkun kohor të një viti shohim se kredia për bizneset në valutë ka rënë me 2.8% në prill të këtij viti, krahasuar me prillin e viti 2023, ndërkohë në monedhën vendase ka patur një rritje të fortë prej 20%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Bonot 12-mujore, rënie rekord në gjashtë muaj/ Normat e ulëta të interesit inkurajojnë huamarrësit

Postimi mëparshëm

Rritja e shpenzimeve, “tkurr” kursimet e shqiptarëve/ Jo vetëm euro, edhe depozitat në lekë me rënie në prill

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.