FunData

Sa vlen Kombëtarja Shqiptare? “Mesfusha” më e shtrenjtë, por “sulmi” me moshë mesatare më të re

0

Pak kohë më parë Kombëtarja Shqiptare ka realizuar ëndrrën duke siguruar kualifikimin në Kampionatin Europian, Euro 2024, që do të mbahet në Gjermani. Përballja e parë e kuqezinjve do të zhvillohet në Dortmund me datë 15 qershor kundër Italisë. Duke qenë se kampionati është shumë afër, “Scan Intel” ka bërë një analizë të vlerave të lojtarëve të Kombëtares sonë në treg.

Pas sukseseve të kombëtares edhe vlerat e tyre kanë ndryshuar në treg. Sipas “Transfermarkt”, faqja e specializuar që raporton çmimet e kartonëve të futbollistëve, vlera e kombëtares sonë llogaritet në 107.3 milionë euro.

“Scan Intel” e ka analizuar vlerën e lojtarëve duke i ndarë sipas pjesëve që përfaqësojnë në fushë. Kështu, sipastë dhënave, porta e Kombëtares Shqiptare vlen 5.2 milionë euro, ndërkohë mbrojtja vlen 29.9 milionë euro. Më e shtrenjtë duhet se është mesfusha me një vlerë prej 40.5 milionë euro, ndërsa sulmi na vlen 31.7 milionë euro.

Por çfarë raportojnë shifrat nëse analiza kalon në nivel individual? Referuar “Transfermarkt”, shohim se lojtari më i shtrenjtë i kombëtares është Armando Broja me një vlerë prej 22 milionë eurosh. Pra, nga një përllogarije shohim se Broja vlen rreth 5 milionë euro më pak se i gjithë pozicioni i mbrojtjes. Lojtari i dytë më i shtrenjë, edhe pse më një diferncë të konsiderueshme, është Kristjan Asllani me vlerë 16 milionë euro, pasuar nga Ernest Muçi dhe Berat Gjimshiti me vlerë 11 milionë euro dhe 10 milionë euro.

Ndërkohë, lojtari më vlerën më të ulët për Shqipërinë vlerësohet në 200 mijë euro.

Madhësia e skudrës sonë llogaritet në 27 lojtarë, ndërkohë që mosha mesatare është 27 vjeç. Por si paraqitet mosha mesatare sipas pozicioneve? Nga të dhënat aktuale të “Transfermarkt”, shohim se sulmuesit kanë moshën mesatare më të ulët në 26 vjeç. Nga ana tjetër, porta kanjë moshë mesatare prej 27.5 vjeç, ndërsa mbrojtja dhe mesfusha e kanë moshën mesatare në 27.6 vjeç dhe 26.7 vjeç.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

“Vala” e re e vizitorëve, më shumë turistë nga Afrika dhe Azia/ Në prill, rritet numri i turistëve nga kontinentet e largëta

Postimi mëparshëm

“Çmenden” importet e produkteve të plazhit/ Blemë 75.6 milionë lekë çadra dielli, rekord në Prill

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.