Emigracioni

13 mijë shqiptarë aplikuan për azil në 2022-shin/ Rriten me 16% krahasuar me vitin e kaluar. Kryesojmë rajonin

0

“Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) ka publikuar të dhënat mbi numrin e aplikimeve për azil edhe për muajin dhjetor të vitit që lamë pas, duke e bërë kështu të plotë panoramën e vitit 2022. Shifrat sinjalizojnë se numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët përgjatë vitit të kaluar është afruar pranë nivelit të periudhës para pandemisë. Janë regjistuar gjithsej 13,043 kërkesa për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian. Këto kërkesa ndahen në 10,694 kërkesa për herë të parë dhe në 2,349 kërkesa përsëritëse. Krahasuar me vitin 2021, i cili regjistronte gjithsej 11,210 kërkesa për azil, numri i tyre përgjatë vitit 2022 është rritur me 16.3%. Megjithatë, pavarësisht rritjes, numri i aplikimeve është më i ulët se ai i vitit 2019-të, përgjatë të cilit aplikuan për azil rreth 23 mijë shqiptarë. Sipas të dhënave nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” numri më i lartë i aplikmeve nga shqiptarët është regjistruar në vitin 2015-të, me rreth 68 mijë të tilla. Rikujtojmë se vitet 2015-2016-të mbahen mend si vitet e krizës sa i përket shifrave të azilantëve.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria mban rekord sa i përket aplikimeve për azil. Jemi i vetmi vend në rajon ku aplikimet kanë prekur një numër me pesë shifra, ndërkohë që vendet e tjera janë dukshëm shumë më poshtë se ne në renditje. Maqedonia e Veriut ndjek Shqipërinë me 6,476 aplikime gjithsej për azil gjatë vitit 2022, pasuar nga Serbia me 4,172. Kosova për vitin 2022 ka regjistuar 3,197 kërkesa për azil në vendet e Europës, ndërkohë që vendet me numrin më të ulët janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 2,160 dhe 402 aplikime.

“Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” mes rrjeshtash thekson se edhe pse jo në nivele rekord, vitit 2022 kishte dukshëm më shumë aplikantë nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian morën rreth 966,000 kërkesa për azil në vitin 2022, rreth 50% rritje nga viti 2021 dhe më shumë se viti 2016-të.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

A ka prodhuar rezultat fqinjësia e mirë? Tregtia e jashtme me Malin e Zi, rritje modeste e shifrave në një dekadë e gjysëm

Postimi mëparshëm

Kreditimi, janari konfirmon ngadalësimin/ 14% rënie krahasuar me vjet. Por, në rritje kredia për blerje banese

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.