Financë

Kreditimi, janari konfirmon ngadalësimin/ 14% rënie krahasuar me vjet. Por, në rritje kredia për blerje banese

0

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re një ngadalësim i huave të reja të disbursuara gjatë muajit janar drejt individëve dhe korporatave jofinanciare private. Kështu, gjatë muajit janar flukset hyrëse të parasë në nivel huash të reja fiksohen në 16.55 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shohim që niveli i huave të reja gjithsej ka pësuar një rënie prej 14%, nga 19.21 miliardë lekë që llogaritej për janarin e 2022-shit. Vlera e huave të reja gjithsej për muajin e parë të vitit 2023 është shpërndarë midis biznesit, që ka marrë 9.9 miliardë lekë, 6,1 miliardë lekë ndërkohë janë marrë nga individët dhe 417 milonë të tjera nga korporatat jofinanciare publike.

Huatë e reja në lekë për individët mbizotërojnë ndaj asaj në valutë. Nga huatë e reja për financimin e individëve, 3.1 miliardë lekë ka qenë kredi e re në monedhën vendase, 2.9 miliardë lekë në euro dhe vetëm 1.05 milionë lekë në dollarë. Përsa i takon financimit të bizneseve, huatë e reja në monedhën vendase kanë qenë në vlerën 3.4 miliardë lekë, 6.5 miliardë lekë në euro dhe 9.6 milionë lekë në dollarë. Shohim në këtë mënyrë që korporatat private ose bizneset, ndyshe nga individët, vijojnë të preferojnë kreditë në euro, krahasuar me monedhën vendase.

Nëse ndalemi të shohim vlerën e huave për blerje banesash, vëmë re që ndonëse niveli i kreditimit në total ka rënë, vlera e huave të dhëna nga bankat për blerje banesash krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka regjistruar një rritje. Kështu, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, nga 6.1 miliardë lekë të huave të reja për individë, 3.3 miliardë rezultojnë për blerje banese përgjatë muajit janar 2023, në të gjitha valutat, pra më shumë se gjysma. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo vlerë ishte 2.5 miliardë lekë, duke pësuar një rritje prej 31%.

Në vijim të vëzhgimit dhe interpretimit të të dhënave, mund të themi që ngadalësimi dhe tkurrja e vazhdueshme e kreditimit në muajt e fundit ka ardhur si pasojë e rritjes së normave të interesit dhe krizës së vazhduar të çmimeve.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

13 mijë shqiptarë aplikuan për azil në 2022-shin/ Rriten me 16% krahasuar me vitin e kaluar. Kryesojmë rajonin

Postimi mëparshëm

Kreditë e reja për biznesin pësojnë rënie në janar/ Tregtia vijon në vend të parë, ndërtimi i dyti, me 29% të totalit

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.