Financë

Zgjerohet tregu i shoqërive të kursim-kreditit/ Aktivet shtohen me 130 milionë lekë në tre muajt e parë të vitit

0

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti tregu i shoqërive të kursim-kreditit u rrit me 8.9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë” totali i aktiveve arriti në 15.8 miliardë lekë nga 14.5 miliardë që ishte vitin e kaluar. Pjesa më e madhe e aktiveve përbëhet nga kreditë, të cilat arritën në 12.3 miliardë lekë, me rritje 11.3% që prej vitit të kaluar. Pjesa tjetër e aktiveve konsiston kryesisht në depozita të vendosura në institucione të tjera financiare, ndërsa një pjesë të papërfillshme zënë investimet në letrat me vlerë dhe aktivet jo financiare.

Shoqëritë e kursim-kreditit janë institucione financiare të cilat pranojnë depozita vetëm nga anëtarët e tyre, dhe i japin hua këto fonde për të siguruar  fitim. Shoqëritë e kursim-kreditit mund të organizohen në unione. Aktualisht, në Shqipëri operojnë 16 shoqëri kursim-krediti dhe 1 union.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar sesi kanë ndryshuar zërat e bilancit të shoqërive të kursim- kreditit. Shifrat tregojnë se në terma vjetorë pesha e depozitave është rritur. Gjatë periudhës janar-mars 2024, depozitat në lekë arritën në 8.7 milionë, ndërsa ato në valutë në 2.3 milionë lekë. Nëse shikojmë trendin e depozitave sipas monedhave kuptojmë se kanë ndjekur një trajektore rritëse që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar.

Rritja e depozitave të këtyre shoqërive vitet e fundit është mbështetur shumë edhe nga përfshirja e tyre në skemën e sigurimit të depozitave. Prej 5 vitesh, depozitat e shoqërive të kursim-kreditit rimbursohen nga “Agjencia e Sigurimit të Depozitave” (ASD), deri në vlerën e 2 mln lekëve. Për të përfituar këtë mbështetje shoqëritë e kursim-kreditit duhet të liçensohen. Sipas “Bankës së Shqipërisë”, në vendin tonë operojnë 16 SHKK të licencuara, por pesë prej tyre e kanë pezulluar aktivitetin në periudhën 2015-2016.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Më pak fëmijë të braktisur në vitin 2023/ Ulet numri i veprave penale dhe procedimeve gjyqësore

Postimi mëparshëm

Shqipëria, progres në klimën e bizneseve të reja / Indeksi i startup-eve, tregojmë qëndrueshmëri dhe potencial në renditje

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.