Ekonomi

‘Zbutet’ inflacioni në Janar/ Arrin në 3.4%, ushqimet dhe pijet joalkolike vijojnë me rritjen më të lartë

0

Sipas të dhënave të publikuara nga “Instituti i Statistikave” treguesi i Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2024, arriti në 116,4 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Në terma vjetorë ky ndryshim paraqitet më i ulët krahasimisht me një vit më parë pasi në fillim të vitit aktual ndryshimi i këtij indeksi është 3.4%, ndërkohë që vitin e kaluar ky ndryshim ishte 7.2%. Nëse do ta krahasonim vlerën e këtij indeksi me muajin Dhjetor të vitit 2023 themi se ndryshimi mujor është 0.5%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.44 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.37 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.19 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.18 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.12 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me 0.07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me 0.06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” me 0.01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar negativisht me 0.27 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Janar të vitit 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5.3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 5.0%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4.0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.4%, “Veshje dhe këpucë” me 3.3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2.3%, “Shërbimi arsimor” me 2.2%, “Shëndeti” me 1.6% dhe “Komunikimi” me 0.3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 4.3%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16.4%, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 8.8 , “qumësht, djathë dhe vezë” me 5.5%.

Pra, siç vihet re edhe nga të dhënat, çmimet e zarzavateve vijojnë të reflektojnë rritje dyshifrore edhe në muajin e parë të vitit 2024.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Lindjet në Shqipëri “prekin fundin”/ Ranë me 10% gjatë vitit 2023, shifra më e ulët në 33 vite

Postimi mëparshëm

Lulet për Shën Valentin, akoma në modë/ Importi kulmon gjatë muajve shkurt dhe mars

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.