Financë

Yield-i i bonove 12-mujore “prek fundin”/ Norma mesatare zbret në 3.28%, favorizuese për investitorët

0

Ankandet e bonove të thesarit janë një mekanizëm që përdoret nga Banka e Shqipërisë për të menaxhuar likuiditetin dhe për të financuar nevojat e përkohshme të qeverisë. Këto bono janë instrumenta afatshkurtra të borxhit publik, zakonisht me maturitet nga tre muaj deri në një vit. Duke emetuar bono, qeveria mund të marrë hua nga tregu financiar, ndërsa investitorët kanë mundësinë të investojnë fonde të tepërta në një instrument të sigurt dhe likuid.

Pas publikimeve të rezultateve të ankandit të zhvilluar gjatë kësaj jave nga “Banka e Shqipërisë”, vihet re një rënie e mëtejshme e yield-it të bonove të thesarit 12-mujor, i cili zbriti në 3.28%, nga 3.32% që ishte në ankandin e mëparshëm. Kjo normë mesatare konstatohet të jetë më e ulëta që nga muaji tetor i vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, yield-et e bonove 6-mujore dhe 3-mujore janë nën nivelin e normës bazë të interesit.

Nga ana tjetër, në këtë ankand, kërkesat totale arritën në 8.67 miliardë lekë, përkundër shumës së shpallur prej 7.5 miliardë lekësh nga “Ministria e Financave”. Pjesa e pranuar e ofertave konkurruese (prorata) ishte 54.08%, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e bonove, rreth 2.5 miliardë lekë, u rezervuan për “Bankën e Shqipërisë”. Kjo e fundit i blen bonot me yield-in mesatar të ponderuar, duke ndikuar në diferencën mes kërkesës dhe ofertës për pjesën e mbetur.

Rënia e yield-it mesatar të bonove 12-mujore mund të shpjegohet edhe nga rënia e ndjeshme e pritshmërive për inflacionin, niveli i të cilit sipas INSTAT është 2.2%. Në të kundërt, rënia e yield-eve po ul paralelisht edhe kostot e kredisë në lekë për sektorin privat, gjë që përkthehet në një nivel më të lartë të kreditimit.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Investimet e huaja direkte, rekord në 3-mujorin e parë/ Sipas Bankës së Shqipërisë arrijnë 354 milionë euro. Gjeografia e shteteve

Postimi mëparshëm

Efekti i turizmit rriti tregtinë me pakicë/ “Zgjerohet” me 4.9% në tremujorin e parë 2024

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.