Turizëm

Turizmi vijon me rekorde edhe në shtator/ Netë qëndrimet nga vendasit, dy herë më shumë se vjet

0

Sezoni i verës duket se ka vazhduar dhe përgjatë muajit Shtator sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave” mbi strukturat akomoduese. Nga analiza e të dhënave sipas zonave, numri më i madh i vizitorëve të huaj vërehet në zonat bregdetare, ndërkohë që rajoni i qendrës dhe i jugut vazhdojnë të jenë më të preferuarit. Në Shtator, Shqipërinë e vizituan rreth 299 mijë vizitorë gjithsej. Krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë numri i vizitorëve u rrit me 70%.

Nëse i analizojmë sipas tipologjisë vihet re se rritjen më të madhe e kanë regjistruar turistët e huaj me 76% dhe në numër janë rreth 193 mijë. Ndërkohë, nga ana tjetër, turistët vendas janë rritur me 60.3% dhe gjithsej janë rreth 105 mijë. Të dhënat edhe për muajin Shtator në mënyrë të përsëritur flasin për një rekord si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të numrit të netë qëndrimeve, nëse do ta krahasonim me të njejtin muaj të viteve të kaluara.

Nga ana tjetër, numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 87.8%, krahasuar me Shtatorin e një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rritje deri në 103%, ose dy herë më shumë se vitin e kaluar. Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin Shtator të vitit 2023 është regjistruar në rreth 820 mijë, ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar rreth 263 mijë netë qëndrime nga vizitorë vendas, dhe 557 mijë netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rritur me 81.3%. Shifrat vazhdojnë të kofirmojnë rekorde edhe për numrin e netë qëndrimeve. Të dhënat që nga viti 2018-të tregojnë se numri i netë qëndrimeve për Shtatorin e këtij viti ka prekur rekord, krahasuar me të njejtin muaj të 6-të viteve më parë.

Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në rajonin e veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 3 herë. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 80.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 76.1%.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin Shtator të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 9%, Italia me 8.8%, Gjermania me 7.2%, Polonia me 6.2% dhe Spanja me 3.2%.

*Material i përgatitur nga SCAN INTEL. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.

Eksportet ngadalësojnë rënien në Tetor/ Bien me 4.3%, tekstilet dhanë kontributin më të lartë

Postimi mëparshëm

Çmimet, Shqipëria “parakalon” Europën/ Inflacioni sipas Eurostat në 4.7% në Tetor, në BE vlerësohet në 3.6%

Postimi vijues

Comments

Comments are closed.